• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

SKANDAL në Itali/ Sephora dhe Benefit nën hetim për ‘manipulim të fshehtë’ të vajzave të mitura

April 12, 2026

Fundi i një epoke 40-vjeçare! Stefano Gabbana jep dorëheqjen si president i shtëpisë së modës

April 12, 2026

Ish-banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: Një kopje e Big-ut

April 12, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Fundi i një epoke 40-vjeçare! Stefano Gabbana jep dorëheqjen si president i shtëpisë së modës
FASHION

Fundi i një epoke 40-vjeçare! Stefano Gabbana jep dorëheqjen si president i shtëpisë së modës

April 12, 2026No Comments2 Mins Read

Një lëvizje e heshtur, por me jehonë të fortë, ka tronditur një nga emrat më të mëdhenj të modës botërore. Stefano Gabbana, bashkëthemeluesi i Dolce & Gabbana, është tërhequr nga posti i kryetarit, në një moment kur kompania përballet me sfida të ndjeshme financiare dhe vendime kyçe për të ardhmen. Marka lukzose e modës e krijuar në 1985 nga Steffano së bashku me ish-partnerin e krijimtarisë dhe jetës, Domenico Dolce. U raportua mbrëmjen e së enjtes nga Bloomberg, por në fakt dorëheqja e Gabbanas daton që nga dhjetori i vitit 2025. t

Dorëheqja, e njoftuar në fund të vitit të kaluar dhe e bërë efektive në janar, nuk erdhi me bujë publike, por sinjalet që jep janë të forta. Në krye të bordit tashmë qëndron Alfonso Dolce, një figurë e brendshme e familjes tashmë CEO i markës dhe vëllai i Domenicos., çka sugjeron një përpjekje për të mbajtur kontrollin në një periudhë të turbullt.

Pas perdeve, situata duket edhe më e tensionuar. Kompania raportohet se është në mes të një procesi të ndërlikuar rifinancimi, me borxhe që arrijnë në qindra miliona euro dhe me kërkesa të qarta nga huadhënësit për injeksion të menjëhershëm kapitali. Në këtë klimë presioni, po shqyrtohen opsione të forta: shitje asetesh, marrëveshje të reja licencimi, madje edhe hyrja e investitorëve të rinj.

Në qendër të kësaj stuhie qëndron edhe vetë Gabbana. Ai besohet se po vlerëson mundësinë e shitjes së aksioneve të tij, një hap që mund të ndryshojë rrënjësisht balancat e pushtetit brenda markës që ai vetë ndihmoi të ndërtohej nga zero.

Ironikisht, në skenën publike gjithçka duket e pandryshuar. Gabbana vazhdon të shfaqet në pasarela dhe të udhëheqë kreativisht, duke ruajtur imazhin e qëndrueshmërisë. Por prapa kësaj fasade glamour, po zhvillohet një betejë për mbijetesë dhe transformim.

Nga një simbol i luksit italian dhe jetës “la dolce vita”, kompania tani përballet me një realitet të ri, ku tradita përplaset me presionet e tregut modern.

Duket se një nga perandoritë më të njohura të modës po hyn në një kapitull të pasigurt.

Previous ArticleIsh-banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: Një kopje e Big-ut
Next Article SKANDAL në Itali/ Sephora dhe Benefit nën hetim për ‘manipulim të fshehtë’ të vajzave të mitura

Related Posts

SKANDAL në Itali/ Sephora dhe Benefit nën hetim për ‘manipulim të fshehtë’ të vajzave të mitura

April 12, 2026

Këto janë pantallonat “e vjetruara” që po vishen këtë pranverë dhe do t’i duash patjetër

April 10, 2026

6 trendet e fundeve që po veshin njerëzit me stil për të qëndruar “në lojë”

April 10, 2026

Xhaketa rikthehet si kryefjala e sezonit: Idetë më të bukura për ta kombinuar

April 10, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • SKANDAL në Itali/ Sephora dhe Benefit nën hetim për ‘manipulim të fshehtë’ të vajzave të mitura
  • Fundi i një epoke 40-vjeçare! Stefano Gabbana jep dorëheqjen si president i shtëpisë së modës
  • Ish-banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: Një kopje e Big-ut
  • E dinit? Mimoza Ahmeti ka qenë pjesë e “Big Brother”, arsyeja e çuditshme pse u largua
  • Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

SKANDAL në Itali/ Sephora dhe Benefit nën hetim për ‘manipulim të fshehtë’ të vajzave të mitura

Autoritetet italiane po hetojnë kompanitë kozmetike Sephora dhe Benefit Cosmetics për përdorimin e të ashtuquajturave…

Fundi i një epoke 40-vjeçare! Stefano Gabbana jep dorëheqjen si president i shtëpisë së modës

April 12, 2026

Ish-banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: Një kopje e Big-ut

April 12, 2026

E dinit? Mimoza Ahmeti ka qenë pjesë e “Big Brother”, arsyeja e çuditshme pse u largua

April 12, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?