• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»SKANDAL në Itali/ Sephora dhe Benefit nën hetim për ‘manipulim të fshehtë’ të vajzave të mitura
FASHION

SKANDAL në Itali/ Sephora dhe Benefit nën hetim për ‘manipulim të fshehtë’ të vajzave të mitura

April 12, 2026No Comments3 Mins Read

Autoritetet italiane po hetojnë kompanitë kozmetike Sephora dhe Benefit Cosmetics për përdorimin e të ashtuquajturave “strategji të fshehta marketingu” për të shitur produkte bukurie tek vajzat e reja, një praktikë që mund të nxisë një obsesion të dëmshëm ndaj kujdesit të lëkurës.

Autoriteti Italian i Konkurrencës njoftoi se po shqyrton promovimet për produkte të kujdesit të lëkurës, si maska fytyre, serumet dhe kremrat anti-plakje, të cilat në disa raste duket se synonin vajza nën 10 vjeç.

“Këto praktika lidhen me fenomenin më të gjerë, një obsesion për kujdesin e lëkurës tek të miturit”, tha autoriteti.

Markat e kozmetikës, të cilat të dyja janë pjesë e grupit francez luksoz LVMH, duket se kanë përdorur një “strategji marketingu veçanërisht të dëmshme”. Kjo përfshinte përdorimin e “mikro-influencuesve shumë të rinj që nxisin blerjen kompulsive të kozmetikës tek të rinjtë, një grup veçanërisht vulnerabël”.

Hetimet u hapën nga shqetësimi se informacione të rëndësishme si paralajmërimet dhe masat paraprake për produktet kozmetike që nuk janë të përshtatshme ose të testuara tek të miturit mund të jenë anashkaluar ose të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt. Edhe pse nuk është e paligjshme të shiten këto produkte tek të miturit, autoriteti paralajmëroi: “Përdorimi i shpeshtë dhe i kombinuar i një gamë të gjerë kozmetike nga të miturit, pa ndërgjegjësim të duhur, mund të dëmtojë shëndetin e tyre.”

Grupi LVMH deklaroi se ai, së bashku me Sephora dhe Benefit, do të “bashkëpunojë plotësisht me autoritetet”, por nuk bëri komente të tjera. “Të gjitha kompanitë riafirmojnë përputhshmërinë e rreptë me rregulloret italiane në fuqi”, shtoi grupi.

Autoriteti shtoi se inspektorët e tij, me ndihmën e policisë financiare italiane, kryen kontrolle në ambientet e Sephora Italia dhe zyrave të tjera të LVMH të enjten e kaluar. Markat luksoze të bukurisë, të drejtuara kryesisht tek gratë, kanë fituar popullaritet të madh mes përdoruesve shumë të rinj të rrjeteve sociale, duke krijuar një fenomen të quajtur “Sephora kids”, një term që përshkruan lidhjen e fortë mes fëmijëve para-adoleshentë dhe produkteve të kozmetikës së shtrenjtë.

Ky trend nxitet nga përmbajtja e kujdesit të lëkurës e krijuar nga influencues të rinj të bukurisë shumë prej të cilëve janë vetë të mitur ose adoleshentë. Aplikacionet si TikTok dhe Instagram janë plot me video të vajzave të reja që flasin për kujdesin e lëkurës dhe make-up-in.

Sephora më parë ka kërkuar të distancohet nga ky trend. Artemis Patrick, shefe ekzekutive e Sephora North America, deklaroi në një intervistë në 2024 se “ne nuk bëjmë marketing për këtë audiencë.”

Trendit i është kundërvënë komuniteti i dermatologëve, të cilët argumentojnë se fëmijët nuk kanë nevojë për produkte bukurie dhe se fokusimi i hershëm tek pamja mund të shkaktojë ankth mbi lëkurën e tyre. Lëkura e fëmijëve është më e ndjeshme, dhe ekspozimi ndaj kimikateve të panevojshme rrit rrezikun e irritimit dhe sensibilizimit më vonë.

“Kozmetikoreksia” i referohet obsesionit për të arritur një lëkurë “të përsosur”, që mund të çojë në përdorim të tepruar, të papërshtatshëm për moshën ose kompulsiv të produkteve kozmetike.

Previous ArticleFundi i një epoke 40-vjeçare! Stefano Gabbana jep dorëheqjen si president i shtëpisë së modës
Next Article Central Chambers Law – When Every Minute Counts

Related Posts

Nga Dua Lipa te Anne Hathaway, printi që po i rrëmben fronin leopardit

July 17, 2026

Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

July 13, 2026

Fashion, 3 ngjyrat IN të sezonit

July 13, 2026

Lamtumirë pantallona të shkurtra xhins! Këto mbuluese plazhi janë shumë më elegante

June 23, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët
  • Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime
  • Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund
  • “Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je
  • Pas largimit nga Vizion Plus, Syrjan Rahova drejt Big Brother VIP 6?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Pas disa vitesh larg Mbretërisë së Bashkuar, Princi Harry dhe Meghan Markle raportohet se po…

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?