Dinamikat dhe formati i “Ferma VIP” po vazhdojnë të komentohen gjerësisht, por jo gjithmonë në një frymë pozitive. Së fundmi, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meridian Ramçaj, i cili nuk e ka fshehur mendimin e tij kritik për këtë program të ri televiziv.
Ramçaj u pyet nga moderatori lidhur me përshtypjet e tij për “Fermën”. Përgjigjja e tij ishte mjaft e prerë dhe pa doreza. Sipas Meridianit, formati ka huazuar shumë elemente nga Big Brother, aq sa i duket si një “kopje” e tij, pavarësisht përpjekjes për ta maskuar me një tematikë fshati.
Ai e kritikoi gjithashtu mjedisin brenda shtëpisë, duke vënë në dukje se në vend të një ferme të vërtetë, shtëpia ka elemente shumë moderne: “E bukura e një ferme do të ishte sikur e gjithë Ferma të ishte, unë mund të jem edhe gabim, por siç ka qenë në të vërtetë: shtëpia me kashtë, krevatet e drurit, ngrohtësia e drurit.
Ajo është një fermë me gips e me ngjyra”. Këto komente të forta kanë ndezur një debat në rrjet.
