Pas disa ulje-ngritjeve në raportin e tyre, duket se Vanesa dhe Indri kanë konsoliduar marrëdhënien mbrëmjen e djeshme me një puthje pasionante.
Dyshja, e cila prej një muaji qëndron në fermë, ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Fillimisht, marrëdhënia e tyre u perceptua si miqësi, por me kalimin e kohës ajo evoluoi në ndjenja më të thella. Kjo bëri që këngëtarja të ndërpresë edhe lidhjen që kishte jashtë, për shkak të ndjenjave ndaj aktorit 36-vjeçar.
Në fillim, ai u shfaq i pasigurt dhe i tërhequr, duke u distancuar për shkak të ndarjes së tij të fundit dhe përgjegjësive familjare, veçanërisht ndaj djalit të tij. Megjithatë, ky hezitim nuk zgjati shumë. Çifti nuk arriti t’i rezistojë njëri-tjetrit dhe që nga mbrëmja e djeshme, momentet romantike dhe puthjet mes tyre nuk kanë munguar.
Puthja është komentuar gjerësisht si brenda shtëpisë së spektaklit, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke rritur ndjeshëm interesin e publikut për zhvillimet dhe marrëdhëniet mes banorëve.
