• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Nga Dukagjini në Kanada/ Si ndryshoi jeta e blogeres Xhoi Fusha pasi u bë nënë
SHOW BIZ

Nga Dukagjini në Kanada/ Si ndryshoi jeta e blogeres Xhoi Fusha pasi u bë nënë

June 27, 2026No Comments4 Mins Read

Xhoin e kam njohur përmes Instagramit, teksa postonte foto të ndryshme nga përditshmëria e saj në Kanada, ku edhe jeton. Plot stil dhe autenticitet, ajo e vijon këtë pasion edhe tashmë që është bërë nënë, ku përveç fotografive të saj ndan edhe sete plot tematikë të së bijës Heysa, 2 vjeçe.

Pikërisht nga një set i saj i fundit, ku bukuroshja e vogël shfaqej duke larë rroba si dikur në govatë, u rigjetëm në këtë komunikim tashmë me Xhoin për ta përcjellë enkas për këtë Qershor historinë e saj virtuale.

Xhoi Fusha, një vajzë nga Dukagjini, lindur dhe rritur në Lezhë, studente për Interior Design në Kanada, degë edhe për të cilën punon aktualisht, është e angazhuar edhe si influencere në rrjetet sociale, ku bashkëpunon me brand-e të ndryshme dhe ndan përmbajtje rreth modës, jetës së përditshme dhe estetikës.

Xhoi, ti je bërë popullore në Shqipëri përmes Instagramit. Sa kohë ke që poston dhe do ta cilësoje veten një blogere?

Kam filluar të postoj prej disa vitesh tashmë, por gjithçka ka ardhur shumë natyrshëm. Nuk e kam parë veten vetëm si “blogere”, por si dikë që pëlqen të ndajë momente, stilin dhe jetën e përditshme me njerëzit që më ndjekin. Me kalimin e kohës e kuptova që kjo është kthyer në një pjesë shumë të bukur të jetës sime.

Jeta jote është në Kanada, sa kohë ke atje dhe si është jeta jote atje?

Kam shumë vite në Kanada dhe tashmë e ndjej si shtëpinë time të dytë. Jeta është ndryshe, më e qetë dhe më e organizuar, por sigurisht Shqipëria mbetet gjithmonë vendi që më mungon më shumë. Mundohem të marr më të mirën nga të dyja botët.

Po jeta si mama sa të ka ndryshuar?

Të qenit mama më ka ndryshuar totalisht. Më ka bërë më të ndjeshme, më të fortë dhe më të përgjegjshme. Tani shumë gjëra i shoh ndryshe dhe prioritetet e mia kanë ndryshuar komplet. Është ndjenja më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë.

Vajzën e ekspozon dhe i bën sete të bukura. Të pëlqen që të krijosh një profil Instagrami nënë e bijë, si shumë personazhe në botë?

Më pëlqen shumë të ndaj momente me vajzën time sepse janë kujtime që dua t’i kem gjithmonë. Për momentin nuk e kam menduar të krijoj një profil “mami & bijë”, dua që gjithçka të mbetet sa më natyrale dhe spontane.

Kush është blogerja në botë që të pëlqen dhe të frymëzon?

Në Shqipëri ka shumë vajza shumë të talentuara dhe kreative. Më pëlqen fakti që secila po krijon identitetin e vet dhe po sjell diçka ndryshe në rrjetet sociale. Një prej tyre është Alda Mehmetaj. Më pëlqen energjia, stili dhe mënyra si e transmeton veten në rrjetet sociale. Por, në fakt ka shumë vajza që më pëlqejnë për stilin dhe energjinë që transmetojnë, sidomos ato që arrijnë të jenë vetvetja dhe të mos kopjojnë trendet. Më frymëzojnë njerëzit që kanë personalitet dhe autenticitet.

Je më e dhënë pas markave dhe trendeve të momentit, apo të pëlqen të krijosh një stil pa kohë tëndin?

Mundohem të jem gjithmonë e përditësuar me trendet, por nuk më pëlqen të humbas stilin tim vetëm për të ndjekur modën. Besoj që stili më i bukur është ai që të përfaqëson ty.

Përtej Instagramit, kush është Xhoi? Për ata që nuk të njohin dhe kanë kureshtje të dinë më shumë?

Përtej Instagramit, jam një person shumë familjar dhe emocional. Më pëlqejnë gjërat e thjeshta, koha me njerëzit e mi dhe momentet e qeta larg rrjeteve sociale. Instagrami tregon vetëm një pjesë të jetës sonë.

Të tundon jeta në Shqipëri? Apo vetëm për pushime?

Shqipërinë e dua shumë dhe vij sa herë kam mundësi. Gjithmonë e mendoj idenë për t’u kthyer një ditë, sepse jetës kurrë nuk i dihet. Për momentin jetën e kam ndërtuar në Kanada, por Shqipëria do të mbetet gjithmonë vendi ku ndihem si në shtëpi.

Previous Article“Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN, nuk pranoi”/ Arnoldi trondit me deklaratën e fortë, Katerina i përgjigjet
Next Article Liri për librat e ndaluar dhe të censuruar, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në Portugali

Related Posts

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët
  • Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime
  • Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund
  • “Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je
  • Pas largimit nga Vizion Plus, Syrjan Rahova drejt Big Brother VIP 6?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Pas disa vitesh larg Mbretërisë së Bashkuar, Princi Harry dhe Meghan Markle raportohet se po…

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?