• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh

September 3, 2026

Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra

September 3, 2026

Vëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez

September 3, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra
FASHION

Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra

September 3, 2026No Comments3 Mins Read

Bluza e bardhë vazhdon të ketë statusin e saj të padiskutueshëm, por nuk është e vetmja që meriton një vend të përhershëm në dollap. Janë gjashtë ngjyra që funksionojnë sezon pas sezoni dhe që mund t’i veshësh me xhinse, me funde, pantallona klasike apo xhaketa.

E zezë

Nëse bluza e bardhë është klasikja e padiskutueshme, e zeza është versioni i saj pak më elegant.

Kombinohet pothuajse me gjithçka dhe ka avantazhin që edhe një model i thjeshtë mund të duket më i kuruar.

Për një version që do ta përdorësh shpesh, zgjidh një prerje që rri bukur në trup pa qenë shumë e ngushtë.

Gri

Grija është një nga ato ngjyra që mund të duket sportive ose shumë chic, në varësi të mënyrës si e kombinon.

Ajo duket bukur me xhinse blu, të zezë, bordo, bezhë dhe kafe. Një bluzë gri pak oversize me pantallona klasike është një nga ato kombinime që duken sikur nuk je përpjekur shumë, por funksionojnë gjithmonë.

Grija është alternativa perfekte kur e bardha të duket shumë e pastër dhe e zeza shumë e fortë.

E bardhë

Sigurisht që nuk mund të mungonte. Një bluzë e bardhë e mirë është nga ato rroba që mund ta veshësh qindra herë dhe përsëri të duket mirë.

Sekreti është më shumë te prerja sesa te vetë ngjyra: jaka që të rri mirë, materiali që nuk është tepër transparent dhe gjatësia që funksionon si brenda pantallonave, ashtu edhe jashtë tyre.

Nga xhinset te kostumet, një bluzë e bardhë e thjeshtë është praktikisht një element bazë e garderobës.

E kuqe

Këtu gjërat bëhen pak më interesante. Një bluzë e kuqe mund të bëjë që edhe kombinimi më i thjeshtë me xhinse të duket i menduar. Sidomos nuancat e kuqe e pastër ose qershi funksionojnë pa pasur nevojë për shumë aksesorë.

Nëse zakonisht qëndron te neutralet, kjo është mënyra më e lehtë për të futur pak më shumë ngjyrë në garderobë pa ndryshuar komplet stilin.

Blu

Nga bluja navy te kobalti, bluja është një tjetër ngjyrë që punon shumë më tepër nga sa mendojmë.

Navy mund të zëvendësojë lehtësisht të zezën dhe shpesh duket pak më e butë, ndërsa kobalti është perfekt kur do që një një bluzë e thjeshtë të ketë më shumë impakt.

Bluja kombinohet shumë bukur me të bardhë, gri, kafe, xhins dhe madje edhe me të kuqe.

Kafe çokollatë

Nëse ka një ngjyrë neutrale që vitet e fundit ka fituar seriozisht terren, është kafeja çokollatë.

Ka ngrohtësinë që i mungon të zezës dhe duket bukur me krem, bezhë dhe nuanca të tjera të kafesë.

Një bluzë çokollatë mund të bëjë edhe kombinimin më bazik të duket pak më “i shtrenjtë”, sidomos kur materiali dhe prerja janë të mira.

Pra, ideja nuk është të kesh dhjetëra bluza të ngjashme, por disa versione që e bëjnë veshjen më të lehtë. E zeza, grija, e bardha, e kuqja, bluja dhe kafeja çokollatë janë ngjyra që mund t’i rikthesh vazhdimisht në kombinime të ndryshme, pa u dukur sikur po vesh gjithmonë të njëjtën gjë.

Previous ArticleVëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez
Next Article Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh

Related Posts

Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh

September 3, 2026

Vëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez

September 3, 2026

Nga Dua Lipa te Anne Hathaway, printi që po i rrëmben fronin leopardit

July 17, 2026

Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

July 13, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh
  • Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra
  • Vëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez
  • FOTO/ E lidhën me Bora Zemanin për “5 vitet e përndjekjes”, reagon Beatrix Ramosaj
  • Kylie Jenner rrëfen pendesën për një nga blerjet e saj më të mëdha: “E humba kontrollin e jetës sime”
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh

Xhinset janë padyshim një nga pjesët më të lehta për t’u kombinuar, por pikërisht për…

Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra

September 3, 2026

Vëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez

September 3, 2026

FOTO/ E lidhën me Bora Zemanin për “5 vitet e përndjekjes”, reagon Beatrix Ramosaj

September 3, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?