Një fotografi e publikuar nga gazetari Elton Tozaj ka rikthyer vëmendjen te aludimet për një romancë të re në showbiz-in shqiptar.
Në foto shfaqen Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani gjatë pushimeve, një detaj që ka mjaftuar për të nxitur sërish kuriozitetin rreth marrëdhënies mes tyre.
Dyshimet për një afërsi mes dy emrave të njohur kanë qarkulluar prej kohësh, ndërsa kjo është një nga ato pamje që i shton më shumë zë aludimeve.

