• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Selin dhe Gimbo në Galata Tower, dedikimi i saj i veçantë ngjall reagime

September 24, 2026

Shokuese pas vdekjes së Dolly Parton/ Plas sherri për trashëgiminë saj, menaxheri akuzon nipin e këngëtares për kërcënime

September 24, 2026

Ed Sheeran humb rreth 500 mijë ndjekës pas largimit të Macklemore nga turneu

September 24, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Shokuese pas vdekjes së Dolly Parton/ Plas sherri për trashëgiminë saj, menaxheri akuzon nipin e këngëtares për kërcënime
SHOW BIZ

Shokuese pas vdekjes së Dolly Parton/ Plas sherri për trashëgiminë saj, menaxheri akuzon nipin e këngëtares për kërcënime

September 24, 2026No Comments3 Mins Read

Vetëm pak javë pas vdekjes së legjendës së muzikës country, Dolly Parton, një konflikt i fortë ka shpërthyer mes njerëzve që menaxhojnë trashëgiminë e saj dhe nipit e 80-vjeçares, Bryan Seaver. Kompania që administron bizneset dhe pronat e këngëtares e akuzon Seaver për kërcënime, frikësim dhe presion, ndërsa ka kërkuar nga gjykata një urdhër të përkohshëm kufizimi ndaj tij.

Bryan Seaver është djali i motrës së Dolly Parton, Cassie, dhe për rreth 20 vjet ka qenë përgjegjës për sigurinë e këngëtares. Ishte pikërisht ai që, me kërkesë të vetë Parton, njoftoi publikisht vdekjen e saj më 25 gusht. Por marrëdhëniet mes Seaver dhe kompanisë “She’s Alive”, e drejtuar nga menaxheri shumëvjeçar i këngëtares Danny Nozell, janë përkeqësuar ndjeshëm. Javën e kaluar, Seaver dhe kompania e tij e sigurisë u pushuan nga detyra. Tashmë “She’s Alive” i është drejtuar gjykatës në Nashville duke pretenduar se Seaver ka zhvilluar një fushatë kërcënimesh ndaj personave që menaxhojnë interesat e këngëtares.

Në dokumentet gjyqësore pretendohet se Seaver ka kërcënuar se do të dëmtonte markën dhe partneritetet e krijuara nga Dolly Parton nëse nuk paguhej. Në një prej mesazheve të përfshira në dosje, ai pretendohet se ka paralajmëruar se do të krijonte një podcast për të dëmtuar partneritetet e markës së këngëtares.

Akuza edhe më të forta lidhen me të kaluarën e Seaver si kontraktor ushtarak. Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, ai dyshohet se ka përdorur eksperiencën e tij dhe referencat ndaj armëve e dhunës për të frikësuar punonjës dhe persona të lidhur me pasurinë e Parton. Kompania pretendon se situata ka bërë që disa persona të largohen nga puna dhe ka detyruar drejtuesit të marrin masa shtesë sigurie.

Bryan Seaver i mohon akuzat. Ai ka deklaruar se mesazhet dhe komunikimet e përdorura kundër tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se nuk bëhej fjalë për kërcënime. Sipas tij, disa prej bisedave ishin komunikime private të zhvilluara në një periudhë të rëndë emocionalisht pas humbjes së Dolly Parton.

Përplasja hap tashmë një betejë publike për trashëgiminë dhe interesat e biznesit të një prej emrave më të mëdhenj të muzikës amerikane. Para vdekjes, Parton kishte punuar me ekipin e saj për të përcaktuar projektet dhe mënyrën se si do të vazhdonte trashëgimia e saj artistike dhe e biznesit edhe në dekadat e ardhshme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Previous ArticleEd Sheeran humb rreth 500 mijë ndjekës pas largimit të Macklemore nga turneu
Next Article Selin dhe Gimbo në Galata Tower, dedikimi i saj i veçantë ngjall reagime

Related Posts

Selin dhe Gimbo në Galata Tower, dedikimi i saj i veçantë ngjall reagime

September 24, 2026

Ed Sheeran humb rreth 500 mijë ndjekës pas largimit të Macklemore nga turneu

September 24, 2026

Pas Elijonës, reagon edhe Klodi për ndarjen: Nuk ka pasur kurrë tradhti

September 24, 2026

261 mijë njerëz morën një letër që u ndryshoi jetën! Gjesti i jashtëzakonshëm i Miranda Kerr dhe CEO-s së Snapchat

September 24, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Selin dhe Gimbo në Galata Tower, dedikimi i saj i veçantë ngjall reagime
  • Shokuese pas vdekjes së Dolly Parton/ Plas sherri për trashëgiminë saj, menaxheri akuzon nipin e këngëtares për kërcënime
  • Ed Sheeran humb rreth 500 mijë ndjekës pas largimit të Macklemore nga turneu
  • Pas Elijonës, reagon edhe Klodi për ndarjen: Nuk ka pasur kurrë tradhti
  • 261 mijë njerëz morën një letër që u ndryshoi jetën! Gjesti i jashtëzakonshëm i Miranda Kerr dhe CEO-s së Snapchat
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Selin dhe Gimbo në Galata Tower, dedikimi i saj i veçantë ngjall reagime

Selin ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga vizita e saj në Galata Tower, ku…

Shokuese pas vdekjes së Dolly Parton/ Plas sherri për trashëgiminë saj, menaxheri akuzon nipin e këngëtares për kërcënime

September 24, 2026

Ed Sheeran humb rreth 500 mijë ndjekës pas largimit të Macklemore nga turneu

September 24, 2026

Pas Elijonës, reagon edhe Klodi për ndarjen: Nuk ka pasur kurrë tradhti

September 24, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?