• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Madelyn Cline ndryshoi flokët dhe solli një nga tendencat më të bukura të vjeshtës
FASHION

Madelyn Cline ndryshoi flokët dhe solli një nga tendencat më të bukura të vjeshtës

September 28, 2026No Comments3 Mins Read

Nëse je bionde, brune apo flokëkuqe, tendencat e flokëve për vjeshtën 2026 kanë një të përbashkët: një elegancë të thjeshtë, natyrale dhe jo shumë të sforcuar. Madelyn Cline duket se e ka përqafuar këtë ide me transformimin e saj të fundit, nga flokët me nuanca të përziera në një bionde të butë, kremoze dhe me nuanca vaniljeje e bezhe.

Pasi gjatë verës mbajti flokët me gjatësi mesatare, aktorja e “Outer Banks” u shfaq në Javën e Modës në Nju Jork me një prerje krejt të re, të cilën stilisti i saj prej vitesh, Marc Mena, e quan një bob me karakter. Por ndryshimi nuk ishte vetëm te gjatësia.

Stilistja e famshme Tracey Cunningham e çoi ngjyrën e flokëve të Cline nga një përzierje kafeje dhe biondeje në një bionde kremoze, me shumë dimension dhe pa nuanca të forta të verdha.

Sa i përket prerjes, Mena thotë se Cline kërkonte një ndryshim që të dukej “i freskët, modern dhe paksa i guximshëm”. Për këtë arsye, ai zgjodhi një bob që arrin deri te shpatullat dhe paksa të prerë drejt. Gjatësia është mjaftueshëm e shkurtër për të bërë përshtypje, por mjaftueshëm e gjatë për t’i dhënë flokëve teksturë dhe për të ndryshuar mënyrën e stilimit.

Së bashku, prerja dhe ngjyra e re e bëjnë këtë pamje një kombinim shumë të përshtatshëm për vjeshtën. Ja çfarë duhet të dini për të dyja.

Çfarë është biondja vanilje

Cunningham e përshkruan këtë nuancë si një bionde të ndritshme, të zbutur nga dielli, ku ndërthuren tone të buta bezhe dhe taupe.

Sekreti është që ngjyra të mos duket as shumë e verdhë, as shumë e ftohtë dhe gri. Ideja është të krijohet një bionde e butë, me dimension dhe e përshtatur me ngjyrën bazë dhe nëntonet natyrale të flokëve.

Pikërisht për këtë arsye, Cunningham thekson se nuk duhet kopjuar verbërisht formula e përdorur te Madelyn Cline. E rëndësishme është të gjendet efekti vanilje-taupe që përshtatet me ngjyrën natyrale të flokëve të secilit person.

Si ta kërkoni këtë ngjyrë në sallon?

Nëse dëshironi një rezultat të ngjashëm, Cunningham rekomandon të kërkoni një bionde të butë dhe me dimension, me tone kremoze vaniljeje dhe nuanca delikate bezhe. Por, sipas saj, po aq e rëndësishme sa ngjyra është edhe vendosja e fijeve më të çelëta.

Po prerja bob?

Mena e përshkruan prerjen e Cline si një bob me një vijë të fortë dhe të pastër, që përfundon pak mbi shpatulla, ndërsa majat janë të teksturuara lehtë. Kjo i jep pamjes një efekt tërheqës dhe të çlirët, pa e bërë prerjen të duket e ngurtë.

Ai përdori shtresa pothuajse të padukshme dhe pjesë më të gjata që kornizojnë fytyrën, për t’i dhënë flokëve lëvizje pa krijuar një pamje të stërstiluar.

Si ta kërkoni një bob të tillë në sallon?

Mena rekomandon të kërkoni një bob që arrin deri te shpatullat, paksa të prerë drejt, maja të teksturuara lehtë dhe shumë pak shtresa.

Pjesa e përparme duhet të kornizojë butësisht fytyrën, pa krijuar shumë shtresa ose ndryshime të dukshme në gjatësi.

Ashtu si Cunningham, edhe Mena këshillon të merrni me vete fotografi si referencë, por gjatësia duhet përshtatur me formën e fytyrës, qafën dhe teksturën natyrale të flokëve.

Pse është kaq e përshtatshme për vjeshtën?

Edhe pse prerjet bob lidhen shpesh me verën, Mena mendon se një bob deri te shpatullat përshtatet veçanërisht mirë me veshjet e vjeshtës, sidomos me lëkurën, prerjet e strukturuara dhe jakat e larta.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Previous ArticleJo më xhaketa të gjera: Ky model po bëhet zgjedhja më interesante e vjeshtës
Next Article Luksi në ekstrem, fansi i kërkon Kim Kardashian autograf në çantën Hermès me vlerë marramendëse

Related Posts

Kapelja e Vesa Lumes tek Luizi ishte aksesori më i bukur që kemi parë këtë sezon në ekran

November 24, 2026

7 aksesorë bordo që duhet të jenë pjesë e garderobës sonë këtë vjeshtë

November 24, 2026

Katër truke stilimi për të rifreskuar veshjet e dimrit dhe për t’u dukur elegante pa shumë mundim

November 23, 2026

Ndryshe nga gjithë të tjerët: 8 tendencat dimërore që po zgjedhin vajzat parisiane

November 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Kapelja e Vesa Lumes tek Luizi ishte aksesori më i bukur që kemi parë këtë sezon në ekran
  • 7 aksesorë bordo që duhet të jenë pjesë e garderobës sonë këtë vjeshtë
  • Melania Trump nis përgatitjet për Krishtlindje, pema 5.5 metra mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
  • Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William në vitin 2027
  • Një vit nga humbja e Shpat Kasapit, familja organizon një mbrëmje të veçantë në kujtim të tij
Don't Miss
FASHION

Kapelja e Vesa Lumes tek Luizi ishte aksesori më i bukur që kemi parë këtë sezon në ekran

Mbrëmjen e djeshme, Vesa Luma ishte e ftuar në intervistën live me Luiz Ejllin, ku…

7 aksesorë bordo që duhet të jenë pjesë e garderobës sonë këtë vjeshtë

November 24, 2026

Melania Trump nis përgatitjet për Krishtlindje, pema 5.5 metra mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

November 24, 2026

Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William në vitin 2027

November 24, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?