Pas rikthimit të tyre bashkë, Brikena Selmani dhe Mateo duket se kanë edhe një arsye tjetër për ta shijuar përditshmërinë së bashku.
Çifti ka zgjeruar familjen me një qenushe të vogël, të cilën e kanë pagëzuar “Diva”. Ka qenë Brikena ajo që ka ndarë me ndjekësit momentin e parë me anëtaren e re, duke publikuar një fotografi ku Mateo shfaqet me të në krahë.
Ajo ka treguar gjithashtu se emri ka qenë zgjedhja e Mateos.
“Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, ka shkruar Brikena krahas postimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
