Me fokus te kujdesi estetik dhe përmirësimi i pamjes, Key Clinic është një qendër mjekësore e pozicionuar në Bulevardin Zhan D’Ark, në Tiranë, ku ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e kirurgjisë estetike dhe trajtimeve moderne për fytyrën dhe trupin, duke synuar t’u përgjigjet nevojave dhe pritshmërive individuale të çdo pacienti.
E drejtuar nga Dr. Artiola Jaupaj ofron shërbimet ku përfshihen rinoplastika, lifting i fytyrës dhe qafës, ndërhyrjet estetike të gjoksit, liposuksioni dhe abdominoplastika. Krahas tyre, Key Clinic ofron edhe trajtime jo-kirurgjikale si filler-at, Hydrafacial, trajtimet me lazer dhe radiofrekuencë, si dhe transplantin e flokëve dhe trajtimin e problemeve të tjera specifike.
Përmes shërbimeve të saj, klinika synon t’u ofrojë pacientëve më shumë mundësi për t’u kujdesur për pamjen dhe mirëqenien e tyre. Nëse po mendoni për një ndryshim që ju bën të ndiheni më të sigurt dhe më të rehatshëm me veten, Key Clinic është një adresë për t’u njohur me mundësitë që ofron estetika moderne.
