Me 16 vite përvojë në fushën e bukurisë, Bardha Leka ka krijuar një emër të njohur në trajtimet dhe teknikat profesionale të vetullave, ku përmes Bardha Leka Academy, ajo ka zgjeruar aktivitetin e saj duke ofruar jo vetëm shërbime estetike, por edhe trajnime për vajzat që dëshirojnë të mësojnë këtë profesion.
Gama e shërbimeve përfshin trajtime të dedikuara për vetullat, buzët dhe sytë, si Combo Brows, Fusion Brows, Realistic Brows, Microblading, Lip Blush dhe Shading Eyeliner. Çdo shërbim realizohet duke marrë parasysh tiparet e fytyrës dhe preferencat individuale të klienteve. Përveç këtyre shërbimeve, Bardha Leka organizon trajnime profesionale për teknikat Combo dhe Fusion Brows, të cilat zhvillohen fizikisht dhe online. Një tjetër pjesë e punës së saj është edhe libri “Vetullat”, një udhëzues profesional që përmban informacione mbi format e fytyrës, matjet, simetrinë, teknikat e punës dhe gabimet që duhen shmangur gjatë realizimit të vetullave.
Me vendndodhje në Prishtinë dhe Tiranë, ku në kryeqytetin shqiptar gjendet në Lake View Residence, Bardha Leka Academy synon të jetë sa më pranë klienteve dhe kursanteve. Një adresë ku kujdesi për bukurinë takohet me profesionalizmin dhe ku vajzat që dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme në fushën e estetikës gjejnë mundësinë të zhvillojnë pasionin dhe aftësitë e tyre nën përvojën e Bardhës.
