• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Michelle Obama: Në një seancë të vetme bëra 10 shpime në vesh
SHOW BIZ

Michelle Obama: Në një seancë të vetme bëra 10 shpime në vesh

February 13, 2026No Comments2 Mins Read

Michelle Obama ka zbuluar një ndryshim të ri në pamjen e saj. Në episodin e së mërkurës, më 11 shkurt, të podcast-it të saj “IMO”, ajo tregoi se ka bërë 10 shpime të reja në vesh “brenda një seance të vetme”.

Gjatë bisedës me vëllain dhe bashkëprezantuesin e saj, Craig Robinson, ai bëri shaka duke thënë se kishte vënë re se motra e tij kishte shtuar disa vathë të rinj. Michelle fillimisht u përgjigj me humor se ai nuk i kishte vënë re, por më pas shpjegoi vendimin e saj.

Ajo tregoi se prej kohësh kishte menduar të bënte disa shpime shtesë në vesh, por nuk kishte gjetur kohën e duhur. Dikur kishte pasur një vrimë të dytë, para se të bëhej nënë, por më vonë kishte ndaluar së mbajturi vathë. Sipas saj, të rinjtë sot po eksperimentojnë më shumë me zbukurime dhe kombinime të bukura, duke krijuar një lloj “yllësie” në vesh.

Michelle rrëfeu se fillimisht kishte planifikuar vetëm disa shpime, por gjatë procesit vendosi të shtonte edhe të tjera. “Në një seancë të vetme bëra 10 shpime,” tha ajo, duke shtuar se nuk ishte aspak e dhimbshme.

Ajo zbuloi gjithashtu se bashkëshortit të saj, Barack Obama, iu deshën tre ditë për t’i vënë re ndryshimet. Michelle e tregoi këtë moment me humor, duke theksuar se tani ndihet më e lirë të eksperimentojë me pamjen e saj dhe të shprehë stilin personal.

Previous ArticleMokasina të veçanta, një trend i vitit 2026 që rikthehet në një klasik
Next Article Tentoi t’i jap fund jetës, këngëtarja e Little Mix zbulon momentet e errëta të karrierës

Related Posts

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026

Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”

November 26, 2026

“Black Friday” edhe tek biletat e koncertit/ Fifi bën ofertën që zgjat vetëm 12 orë

November 26, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër
  • Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet
  • N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare
  • Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
Don't Miss
TREND BUSINESS

Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër

Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA…

Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet

November 27, 2026

N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare

November 27, 2026

Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin

November 27, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?