• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Nga zbulimi i shtatzanisë deri tek marrëdhënia që ka me Mozzik sot, Lordena i tregon të gjitha
SHOW BIZ

Nga zbulimi i shtatzanisë deri tek marrëdhënia që ka me Mozzik sot, Lordena i tregon të gjitha

February 20, 2026No Comments2 Mins Read

Pas ndarjes së bujshme nga reperi Mozzik, Loredana Zefi ka folur për herë të parë në detaje për marrëdhënien e tyre dhe rolin e vajzës së tyre, Hanës, në jetën e saj. Ajo tregon se njohja e tyre filloi përmes rrjeteve sociale dhe se, edhe pse disa gjëra do t’i kishte bërë ndryshe, asgjë nuk do ta ndryshonte për shkak të vajzës.

“Janë ndjenja të përziera. Shumica do të thonë që gjithçka do ta bënin njësoj, por unë do të kisha ndryshuar disa gjëra për të shmangur problemet që kemi sot. Por për vajzën, do të bëja gjithçka njësoj,” tha Loredana.

Shtatzëninë dhe lindjen e Hanës, reperja e përshkruan si periudhën më të bukur të jetës së saj. Ajo shprehet se shtatzënia ishte e planifikuar dhe shumë e lumtur për lajmin e mirë, ndërsa marrëdhënia me Mozzik u kris pas lindjes.

“Lindja ishte e planifikuar dhe e dëshiruar. Nuk ishim të martuar, por u martuam më vonë pasi mësova që isha shtatzënë. Kam qenë në Dusseldorf duke punuar në studio. Testi doli pozitiv dhe isha shumë e lumtur. Pas lindjes së Hanës, u ndamë kur ajo ishte 4-5 muaj,” tregoi ajo.

Pas ndarjes, Loredana përshkruan periudhën si shumë sfiduese, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së familjes dhe veçanërisht të motrës së saj në rritjen e vajzës.

“Ka qenë e vështirë sepse ndihesha e vetme. Por familja ime ishte gjithmonë aty për mua dhe më suportoi maksimalisht. Më shumë e ka rritur ajo, sesa unë,” tha Loredana.

Në lidhje me takimet e Mozzik me Hanën, reperja sqaron se ai nuk ka ndaluar kurrë, por nuk e ka marrë si obligim. “Ai mund të vijë kur të dojë dhe dera është e hapur. Nuk e kam penguar kurrë, por nuk mund ta detyroj,” shpjegon ajo.

Loredana u shpreh gjithashtu e lënduar nga kënga e fundit e Mozzik, duke kërkuar që ai të kërkojë falje dhe të heqë këngën. “Ndjeva shumë keq, por për shkak të vajzës nuk reagova. Tani është tepër dhe nuk e lejoj më. Duhet të ulet përballë me mua, të kërkojë falje dhe të heqë këngën,” përfundoi ajo.

Previous ArticleHailey Bieber rrëfen për ndërhyrjen në zemër: Ishte përvoja më e frikshme e jetës sime
Next Article Fashion, trendet që po na transformojnë

Related Posts

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026

Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”

November 26, 2026

“Black Friday” edhe tek biletat e koncertit/ Fifi bën ofertën që zgjat vetëm 12 orë

November 26, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër
  • Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet
  • N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare
  • Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
Don't Miss
TREND BUSINESS

Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër

Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA…

Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet

November 27, 2026

N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare

November 27, 2026

Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin

November 27, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?