• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Zbulohen prapaskenat e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce, ceremonia pritet të jetë spektakolare

July 2, 2026

Neslihan Atagül rikthehet në ekran, aktorja turke zbulon planet pas pauzës së gjatë

July 2, 2026

Eurovision zgjerohet/ Kanadaja bëhet vendi i parë i ri që i bashkohet që nga 2015

July 2, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Eurovision zgjerohet/ Kanadaja bëhet vendi i parë i ri që i bashkohet që nga 2015
SHOW BIZ

Eurovision zgjerohet/ Kanadaja bëhet vendi i parë i ri që i bashkohet që nga 2015

July 2, 2026No Comments2 Mins Read

Kanadaja do të marrë pjesë për herë të parë në Eurovision Song Contest në vitin 2027, duke u bërë vendi i parë që i bashkohet garës që nga pranimi i Australisë në vitin 2015. Lajmi u bë i ditur nga European Broadcasting Union (EBU) dhe transmetuesi publik kanadez CBC.

Pjesëmarrja në Eurovision nuk kufizohet vetëm te vendet evropiane, por është e hapur për të gjithë anëtarët e EBU-së. Kanadaja u bë anëtare e organizatës javën e kaluar, duke fituar kështu të drejtën për të konkurruar në festival. Njoftimi u bë më 1 korrik, në Ditën Kombëtare të Kanadasë. Presidentja e CBC-së, Marie-Philippe Bouchard, tha se pjesëmarrja në Eurovision do t’u japë artistëve kanadezë mundësinë të prezantohen në një nga skenat muzikore më të njohura në botë. Ajo shtoi se mënyra e përzgjedhjes së përfaqësuesit kanadez do të bëhet publike më vonë gjatë këtij viti.

Drejtori i Eurovisionit, Martin Green, e cilësoi hyrjen e Kanadasë si një tjetër dëshmi se festivali, megjithëse ka lindur në Evropë, vazhdon të mirëpresë vende nga e gjithë bota. Kanadezët nuk janë të panjohur për skenën e Eurovisionit. Këngëtarja Céline Dion fitoi edicionin e vitit 1988 duke përfaqësuar Zvicrën me këngën Ne Partez Pas Sans Moi. Po ashtu, Natasha St-Pier dhe La Zarra, të lindura në Kanada, kanë përfaqësuar Francën në vitet 2001 dhe 2023. Pjesëmarrja e Kanadasë vjen në një periudhë kur vendi ka forcuar marrëdhëniet me Evropën. Kryeministri Mark Carney ka shprehur mbështetjen e tij për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, duke deklaruar se rendi i ri ndërkombëtar do të ndërtohet “nga Evropa”.

Edicioni i 70-të i Eurovisionit, i mbajtur në maj, u fitua nga këngëtarja bullgare Dara, ndaj gara e vitit 2027 do të zhvillohet në kryeqytetin bullgar, Sofje. Ndërkohë, Eurovision vazhdon të përballet me sfida. Pesë shtete, Spanja, Holanda, Irlanda, Islanda dhe Sllovenia bojkotuan edicionin e fundit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, ndërsa organizatorët raportuan se finalja e vitit 2026 u ndoq nga rreth 130 milionë shikues, më pak se 160 milionët e regjistruar një vit më parë.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, organizatorët synojnë zgjerimin e markës Eurovision, me nisjen e Eurovision Song Contest Asia, që pritet të mbahet në Bangkok gjatë muajit nëntor.

Previous ArticleVajza 2-vjeçare e Nara Smith diagnostikohet me kancer, familja nis trajtimin urgjent
Next Article Neslihan Atagül rikthehet në ekran, aktorja turke zbulon planet pas pauzës së gjatë

Related Posts

Zbulohen prapaskenat e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce, ceremonia pritet të jetë spektakolare

July 2, 2026

Neslihan Atagül rikthehet në ekran, aktorja turke zbulon planet pas pauzës së gjatë

July 2, 2026

Vajza 2-vjeçare e Nara Smith diagnostikohet me kancer, familja nis trajtimin urgjent

July 2, 2026

FOTO/ Së shpejti prindër për herë të dytë, Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebes

July 2, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Zbulohen prapaskenat e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce, ceremonia pritet të jetë spektakolare
  • Neslihan Atagül rikthehet në ekran, aktorja turke zbulon planet pas pauzës së gjatë
  • Eurovision zgjerohet/ Kanadaja bëhet vendi i parë i ri që i bashkohet që nga 2015
  • Vajza 2-vjeçare e Nara Smith diagnostikohet me kancer, familja nis trajtimin urgjent
  • FOTO/ Së shpejti prindër për herë të dytë, Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebes
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Zbulohen prapaskenat e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce, ceremonia pritet të jetë spektakolare

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me dasmën e Taylor Swift dhe Travis…

Neslihan Atagül rikthehet në ekran, aktorja turke zbulon planet pas pauzës së gjatë

July 2, 2026

Eurovision zgjerohet/ Kanadaja bëhet vendi i parë i ri që i bashkohet që nga 2015

July 2, 2026

Vajza 2-vjeçare e Nara Smith diagnostikohet me kancer, familja nis trajtimin urgjent

July 2, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?