• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Fedez përfundon me urgjencë në spital, vetëm pak ditë pas lindjes së djalit, ja si është gjendja e reperit

July 21, 2026

Nga Beyoncé te Tom Cruise, Shakira zbulon çfarë ndodhi prapa skenës së finales së Botërorit

July 21, 2026

‘Besoni Besartit’, Gjesti thyen heshtjen dhe paralajmëron rikthimin me një projekt të ri

July 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Sylvester Stallone mbush 80 vjeç, Rocky 50! Nga gjumi në stacionin e autobusëve te roli që u shkrua në 3.5 ditë dhe i ndryshoi jetën
SHOW BIZ

Sylvester Stallone mbush 80 vjeç, Rocky 50! Nga gjumi në stacionin e autobusëve te roli që u shkrua në 3.5 ditë dhe i ndryshoi jetën

July 21, 2026No Comments3 Mins Read

Ka histori që duken të pabesueshme, por janë tërësisht reale. Njëra prej tyre është ajo e Sylvester Stallone, aktorit që nga varfëria ekstreme arriti të krijojë një nga personazhet më ikonike në historinë e kinemasë – Rocky Balboa. Në vitin kur Stallone feston 80-vjetorin dhe “Rocky” mbush 50 vjet nga publikimi, historia e krijimit të filmit vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën. Në mesin e viteve 1970, Stallone ishte një aktor i panjohur që jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ai kishte mbetur pa para, flinte në një stacion autobusi në Los Angeles dhe, për të mbijetuar, u detyrua të shiste qenin e tij të dashur, Butkus, për vetëm 40 dollarë.

Frymëzimi erdhi pasi ndoqi ndeshjen e famshme të boksit mes Muhammad Ali dhe Chuck Wepner. I impresionuar nga rezistenca e boksierit autsajder, Stallone u mbyll në shtëpi dhe për vetëm tre ditë e gjysmë shkroi skenarin e parë të “Rocky”, me rreth 90 faqe. Studiot e Hollivudit u interesuan menjëherë për skenarin dhe i ofruan një shumë të konsiderueshme parash për ta blerë, por me një kusht: ai të mos interpretonte rolin kryesor.

Stallone refuzoi, edhe pse kishte nevojë të madhe për para. Ai ishte i bindur se vetëm ai mund ta sillte në ekran personazhin e Rocky Balboas. Filmi u realizua me një buxhet modest dhe u shndërrua në një fenomen botëror. Në ceremoninë e Oscarëve të vitit 1977, “Rocky” fitoi tre çmime Oscar, përfshirë Filmin më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë për John G. Avildsen. Vetë Stallone u nominua si Aktori më i Mirë dhe për Skenarin më të Mirë Origjinal, duke u bërë personi i tretë në histori që merrte nominime në të dyja kategoritë për të njëjtin film, pas Charlie Chaplin dhe Orson Welles.

Pas suksesit, ai arriti të rikthente edhe qenin e tij Butkus, duke paguar rreth 3 mijë dollarë për ta blerë sërish. Pesë dekada më vonë, shkallët e Muzeut të Artit në Filadelfia vazhdojnë të vizitohen nga miliona turistë që përsërisin skenën ikonike të Rocky-t duke ngritur grushtat në shenjë fitoreje.

Statuja prej bronzi e Rocky Balboas, e krijuar për filmin “Rocky III”, është kthyer në një nga monumentet më të fotografuara në SHBA. Ajo është pjesë e ekspozitës “The Promise: Rocky and the Making of a Monument”, e hapur në Muzeun e Artit të Filadelfias deri më 2 gusht. Një pjesë e suksesit të filmit lidhet edhe me kolonën zanore të kompozitorit Bill Conti. Kënga “Gonna Fly Now”, që shoqëron vrapimin legjendar të Rocky-t në rrugët e Filadelfias, mbetet edhe sot një nga himnet më të njohura motivuese në historinë e kinemasë dhe sportit.

Historia e jashtëzakonshme e krijimit të “Rocky”-t do të rikthehet këtë vit në ekranin e madh me filmin biografik “I Play Rocky”, prodhim i Amazon MGM Studios. Filmi drejtohet nga fituesi i Oscarit Peter Farrelly, ndërsa rolin e Sylvester Stallone do ta interpretojë Anthony Ippolito. Në kast bëjnë pjesë edhe Stephan James, AnnaSophia Robb, Matt Dillon, Kiki Seto, Robert Morgan dhe Jay Duplass. Edhe pse Stallone nuk është pjesë e produksionit, ai ka ndihmuar aktorin kryesor me këshilla për të portretizuar sa më besnikërisht periudhën kur lindi një nga historitë më frymëzuese të kinemasë. Me premierën e planifikuar për në nëntor, në përvjetorin e 50-të të “Rocky”-t, “I Play Rocky” synon të tregojë se si këmbëngulja, besimi dhe guximi mund ta kthejnë një ëndërr të pamundur në një legjendë të pavdekshme.

Previous ArticleKrijuesi i “Star Wars” bën një deklaratë të fortë për ndikimin që Inteligjenca Artificiale do të ketë në të ardhmen e Hollywood-it!
Next Article Kush është vajza që i vodhi zemrën Rezart Veleshnjës? Zbulohet partnerja misterioze

Related Posts

Fedez përfundon me urgjencë në spital, vetëm pak ditë pas lindjes së djalit, ja si është gjendja e reperit

July 21, 2026

Nga Beyoncé te Tom Cruise, Shakira zbulon çfarë ndodhi prapa skenës së finales së Botërorit

July 21, 2026

‘Besoni Besartit’, Gjesti thyen heshtjen dhe paralajmëron rikthimin me një projekt të ri

July 21, 2026

Kush është vajza që i vodhi zemrën Rezart Veleshnjës? Zbulohet partnerja misterioze

July 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Fedez përfundon me urgjencë në spital, vetëm pak ditë pas lindjes së djalit, ja si është gjendja e reperit
  • Nga Beyoncé te Tom Cruise, Shakira zbulon çfarë ndodhi prapa skenës së finales së Botërorit
  • ‘Besoni Besartit’, Gjesti thyen heshtjen dhe paralajmëron rikthimin me një projekt të ri
  • Kush është vajza që i vodhi zemrën Rezart Veleshnjës? Zbulohet partnerja misterioze
  • Sylvester Stallone mbush 80 vjeç, Rocky 50! Nga gjumi në stacionin e autobusëve te roli që u shkrua në 3.5 ditë dhe i ndryshoi jetën
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Fedez përfundon me urgjencë në spital, vetëm pak ditë pas lindjes së djalit, ja si është gjendja e reperit

Reperi italian Fedez, emri i vërtetë i të cilit është Federico Leonardo Lucia, është shtruar…

Nga Beyoncé te Tom Cruise, Shakira zbulon çfarë ndodhi prapa skenës së finales së Botërorit

July 21, 2026

‘Besoni Besartit’, Gjesti thyen heshtjen dhe paralajmëron rikthimin me një projekt të ri

July 21, 2026

Kush është vajza që i vodhi zemrën Rezart Veleshnjës? Zbulohet partnerja misterioze

July 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?