Këngëtarja Enca ka festuar sot ditëlindjen e saj të 31-të, ndërsa në mesin e dhjetarëve urimeve të ngrohta, ka zbuluar dhe “surprizën” më të veçantë që ka marrë në këtë ditëlindje.
E mbushur me trëndafila në ngjyrë rozë, Enca ka publikuar ditën e sotme dhe një nga surprizat e bëra nga fansat e saj, që i ka mbushur zemrën. Kënga e saj “Vasha” ka arritur një sukses të dukshëm në platformën TikTok, pasi mësohet se me soundin e saj janë regjistruar më shumë se 1 milion video.
Brenda vetëm 24 orëve të fundit, tingulli i saj ka mbledhur mbi 100,000 video të reja, duke e çuar shifrën në 1.1 milion postime.
Të 31-tat nuk kishin si ta gjenin më mirë Encën, e mbushur me lule, dashuri dhe sukses.
