• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

October 22, 2026

E mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj

October 22, 2026

“E kuptova më vonë që gabova/ Pelin Karahan bën rrëfimin e papritur për rolin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”

October 22, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»Teknology»Zuckerberg paralajmëron se do të largohet nga Kalifornia nëse miratohet taksa mbi pasurinë
Teknology

Zuckerberg paralajmëron se do të largohet nga Kalifornia nëse miratohet taksa mbi pasurinë

October 22, 2026No Comments3 Mins Read

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar se do të largohet nga Kalifornia nëse ky shtet miraton planin për vendosjen e një takse mbi pasurinë, bëri të ditur sot kompania.

Taksa e propozuar parashikon një pagesë të vetme prej 5% mbi pasurinë e miliarderëve. Propozimi do të hidhet në votim në Kaliforni në muajin nëntor.

Në një dokument të dorëzuar pranë Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA-së (SEC), “Meta” bëri të ditur se, nëse propozimi miratohet, Zuckerberg mund të detyrohet të paguajë një shumë prej disa miliardë dollarësh, për shkak të aksioneve që zotëron në kompani.

Sipas “Meta”-s, Zuckerberg i kishte thënë bordit drejtues se po shqyrtonte mundësinë e largimit nga Kalifornia, ku ndodhet selia qendrore e kompanisë.

Themeluesi i “Meta”-s njihet për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në drejtimin e përditshëm të biznesit.

“Meta” deklaroi se Zuckerberg ishte personi më i përshtatshëm për ta udhëhequr kompaninë edhe në fazën e ardhshme të zhvillimit të saj.

Bordi drejtues vlerësoi se rezultatet e kompanisë në krijimin e vlerës për aksionarët lidhen kryesisht me udhëheqjen e fortë të Zuckerberg, vizionin e tij krijues dhe aftësitë e tij të veçanta drejtuese.

Kompania do të krijojë një kategori të re aksionesh, që do t’i mundësojë Zuckerberg të shesë deri në gjysmën e pjesës së tij ekonomike në “Meta”, pa humbur kontrollin mbi votat në kompani.

“Meta” theksoi se synimi është që Zuckerberg të vazhdojë ta drejtojë kompaninë nga Kalifornia dhe të qëndrojë pranë laboratorëve të saj për zhvillimin e inteligjencës artificiale superinteligjente.

Në këmbim, Zuckerberg është zotuar të vazhdojë të banojë në Kaliforni, ose në shtetin ku do të ndodhet selia qendrore e kompanisë, për tetë vjet, bëri të ditur Meta.

Rriten fitimet në tremujorin e tretë

“Meta” njoftoi se fitimet e kompanisë u rritën gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Fitimi neto arriti në 9,86 miliardë dollarë, ose 3,83 dollarë për aksion. Një vit më parë, fitimi neto ishte 2,709 miliardë dollarë, ose 1,05 dollarë për aksion.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me 26,1%, duke arritur në 64,601 miliardë dollarë, nga 51,242 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zuckerberg tha se kompania kishte arritur rezultate të rëndësishme gjatë këtij tremujori në drejtim të zhvillimit të një inteligjence artificiale shumë të avancuar, të përshtatur për nevojat e çdo përdoruesi.

Ndër arritjet e përmendura prej tij ishte edhe prezantimi i modeleve të reja të inteligjencës artificiale, “Muse” dhe “Muse Wonder”.

“Investimet tona po japin rezultate, aktiviteti ynë kryesor është i fortë dhe po shohim përparim në të gjitha fushat”, tha Zuckerberg.

Sipas kompanisë, gjatë tremujorit të tretë, të paktën 3,64 miliardë përdorues hynin çdo ditë në të paktën një prej aplikacioneve kryesore të saj. Kjo përbën një rritje prej 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përveç platformës “Facebook”, “Meta” zotëron edhe aplikacionin e komunikimit “WhatsApp”, platformën e fotografive dhe videove “Instagram”, si dhe “Threads”, një rrjet social alternativ ndaj platformës X të Elon Musk.

Previous ArticleKylie Jenner rikthen Fantasy Bra pas tetë vitesh, sytjena me diamante vlerë 50 milionë dollarë
Next Article “E kuptova më vonë që gabova/ Pelin Karahan bën rrëfimin e papritur për rolin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”

Related Posts

Përditësimi i ri i Apple sjell emoji të reja dhe stabilitet më të madh në iOS 26.4

March 12, 2026

Çfarë po ndodh me iPhone? Rrezik serioz sigurie nga spiunazhi! Çfarë thotë Apple

January 12, 2026

Shëndeti juaj në duart e ChatGPT-së! OpenAI lançon një opsion të ri

January 10, 2026

Volvo shpiku rripin e sigurimit, sot dhjetra modeleve iu shfaq probleme. RAPES njofton për seritë që paraqesin rrezik

October 31, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani
  • E mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj
  • “E kuptova më vonë që gabova/ Pelin Karahan bën rrëfimin e papritur për rolin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”
  • Zuckerberg paralajmëron se do të largohet nga Kalifornia nëse miratohet taksa mbi pasurinë
  • Kylie Jenner rikthen Fantasy Bra pas tetë vitesh, sytjena me diamante vlerë 50 milionë dollarë
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

Një njoftim. Një mesazh. Një video në TikTok. Pastaj edhe një tjetër… dhe papritur kanë…

E mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj

October 22, 2026

“E kuptova më vonë që gabova/ Pelin Karahan bën rrëfimin e papritur për rolin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”

October 22, 2026

Zuckerberg paralajmëron se do të largohet nga Kalifornia nëse miratohet taksa mbi pasurinë

October 22, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?