
Në një qytet që ndryshon çdo ditë dhe ku hapësirat e dedikuara estetikës dhe eksperiencës po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, MADO Flowers vjen si një koncept floristike me një qasje të veçantë ndaj luleve, dhuratave dhe eventeve.

Në zemër të Bllokut, në Rrugën Sami Frashëri, MADO Flowers sjell një koncept modern dhe të kuruar të floristikes në Tiranë. Dyqani ofron buqeta të personalizuara, kompozime me lule, vazo, terrariume, lule të thata e trëndafila të konservuar, si edhe shërbime për dasma dhe evente.

Çdo buqetë krijohet me shumë dashuri, kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve. Nga kompozimet romantike e moderne, tek buqetat e nuseve, lulet për evente, vazot, terrariumet dhe lulet e konservuara, çdo krijim ka karakterin e vet dhe bëhet me dëshirën për t’i dhënë dikujt një moment të bukur.
MADO Flowers është një vend me potencial të veçantë – një hapësirë me shumë ëndrra, ku ngjyrat, aromat dhe lulet bashkohen për të krijuar diçka që të mbetet në mendje.

Sepse ndonjëherë, gjithçka që duhet për ta bërë dikë të buzëqeshë është një buqetë e zgjedhur me dashuri.
Insta : mado_flowers_tirane
Nr. Tel 0685890000
