• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

October 22, 2026

E mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj

October 22, 2026

“E kuptova më vonë që gabova/ Pelin Karahan bën rrëfimin e papritur për rolin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”

October 22, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani
LIFESTYLE

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

October 22, 2026No Comments3 Mins Read

Një njoftim. Një mesazh. Një video në TikTok. Pastaj edhe një tjetër… dhe papritur kanë kaluar 30 minuta. Nëse e keni gjetur veten duke hapur telefonin pa pasur asnjë arsye konkrete, nuk jeni të vetmit.

Në një kohë kur telefoni është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë të shkëputesh prej tij duket më e vështirë se kurrë. Por ndoshta zgjidhja nuk është të bëni një “detox” ekstrem dixhital apo të zhdukeni për ditë të tëra nga rrjetet sociale.

Një trend i ri lifestyle, i njohur si “dopamine menu”, propozon diçka shumë më të thjeshtë: të krijoni një listë me gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe t’i keni gati për ato momente kur dora shkon automatikisht te telefoni.

Mendoni për të si një menu personale kënaqësish. Ju zgjidhni çfarë “porosisni”, në varësi të kohës, energjisë dhe humorit.

Çfarë ka në “menunë” tuaj?

Për fillim, gjërat e vogla.

Këtu futen aktivitetet që mund t’i bëni për pak minuta, pa shumë përgatitje.

Një shëtitje e shkurtër, një filxhan çaj, kënga juaj e preferuar, pak kërcim në shtëpi apo disa minuta në ajër të pastër.

Janë ato momente të vogla që zakonisht i zëvendësojmë me një “scroll” të shpejtë, por që mund të na ndryshojnë humorin po aq lehtë.

Më pas vjen “pjata kryesore”.

Këtu bëhet fjalë për aktivitete që kërkojnë pak më shumë kohë dhe përqendrim. Leximi i një libri, gatimi, palestra, piktura, shkrimi apo mësimi i një aftësie të re janë disa prej alternativave.

Qëllimi është të gjeni diçka që ju pëlqen vërtet dhe që ju bën të harroni për pak kohë nevojën për të kontrolluar telefonin.

Dhe sigurisht, nuk mund të mungojë “ëmbëlsira”.

Kjo është pjesa më e këndshme e menusë: aktivitetet që lidhen me relaksin dhe kënaqësinë. Një film i preferuar, një album i dëgjuar nga fillimi në fund, një manikyr, një dush i gjatë apo një telefonatë me dikë që doni.

Po, edhe teknologjia mund të jetë pjesë e kësaj liste. Sepse ideja nuk është të eliminoni telefonin nga jeta juaj, por të mos e përdorni atë si përgjigjen automatike sa herë që mërziteni, lodheni apo keni disa minuta bosh.

Në fund, “menuja e dopaminës” nuk është një tjetër rregull që duhet ta ndiqni me përpikëri. Është thjesht një mënyrë për t’i kujtuar vetes se kënaqësia nuk vjen vetëm nga një ekran.

Ndoshta herën tjetër që do ta kapni telefonin pa arsye, mjafton të ndaloni për pak dhe të pyesni veten: Çfarë tjetër mund të bëj tani që do të më bëjë të ndihem mirë?

Previous ArticleE mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj

Related Posts

Dëshironi të ngadalësoni plakjen? 5 zakonet që bëjnë diferencën dhe tendencat që nuk ia vlejnë

October 21, 2026

Gratë me këtë sëmundje kanë më shumë gjasa të mos merren seriozisht nga mjekët

October 16, 2026

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

July 7, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani
  • E mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj
  • “E kuptova më vonë që gabova/ Pelin Karahan bën rrëfimin e papritur për rolin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”
  • Zuckerberg paralajmëron se do të largohet nga Kalifornia nëse miratohet taksa mbi pasurinë
  • Kylie Jenner rikthen Fantasy Bra pas tetë vitesh, sytjena me diamante vlerë 50 milionë dollarë
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

Një njoftim. Një mesazh. Një video në TikTok. Pastaj edhe një tjetër… dhe papritur kanë…

E mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj

October 22, 2026

“E kuptova më vonë që gabova/ Pelin Karahan bën rrëfimin e papritur për rolin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”

October 22, 2026

Zuckerberg paralajmëron se do të largohet nga Kalifornia nëse miratohet taksa mbi pasurinë

October 22, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?