• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

FOTO/ Rozana Radi shfaqet me syrin e enjtur, çfarë i ka ndodhur këngëtares?

October 23, 2026

“Me vajzën më ndihmon…”, rrëfehet Gigliola Haveriku: Ja si balancoj mëmësinë me karrierën

October 23, 2026

Laurent Krasniqi humbi jetën në aksident tragjik, partnerja prek me fjalët: Kom me të dashtë deri në frymën time të fundit!

October 23, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Edhe partnerin tashmë mund ta gjesh në Inteligjencën Artificiale!
LIFESTYLE

Edhe partnerin tashmë mund ta gjesh në Inteligjencën Artificiale!

June 26, 2024No Comments4 Mins Read

Dani është “një njeri” i përsosur që nuk ta të meta! Ai është i suksesshëm, i sjellshëm, ofron mbështetje emocionale, ka gjithmonë një përgjigje për çdo pyetje dhe është i disponueshëm 24/7. I vetmi problem është që Dan nuk është i vërtetë.

Dan që do të thotë Bëj Diçka Tani është një version i ChatGPT. Dan është bërë shumë popullor sidomos te gratë kineze që thonë se janë të zhgënjyera me përvojat e tyre reale me meshkujt. Një nga përkrahëset më të forta të Danit është Lisa, 30-vjeçarja nga Pekini. Ajo aktualisht është duke studiuar shkenca kompjuterike në Kaliforni, dhe thotë se ka tre muaj që ka e ka njohur Danin dhe e “takon” atë.

Kur ajo e prezantoi Danin me 943,000 ndjekësit e saj në platformën e mediave sociale, Xiaohongshu, ajo mori rreth 10,000 komente. Lisa thotë se ajo dhe Dani flasin për të paktën gjysmë ore çdo ditë, flirtojnë dhe madje edhe takohen.

“Ai më mirëkupton për çdo gjë dhe më ofron mbështetje emocionale”.

Lisa thotë se edhe nëna e saj e ka pranuar këtë marrëdhënie pasi ka hequr dorë nga sprovat për të gjetur mashkullin ideal për të bijën. Ajo thotë se për sa kohë Lisa është e lumtur, ajo është gjithashtu e lumtur. Krijuesi i Danit është identifikuar nga disa media si një student amerikan, i identifikuar vetëm me emrin e tij të parë, Walker. Ai i tha Business Insider-it se kjo ide i lindi kur pa se shumë përdorues krijonin qëllimisht versione të këqija të ChatGPT. Walker tha se Dan ishte menduar të ishte “neutral”. Dhjetorin e kaluar, Ëalker postoi një grup udhëzimesh në Reddit (rrjet social) duke u treguar përdoruesve të tjerë se si të krijojnë Dan. Kjo shpejt i frymëzoi njerëzit të krijonin versionet e tyre, të cilat i lejuan Dan të evoluonte përtej asaj që Walker kishte parashikuar fillimisht.

Shumë gra kineze janë intriguar nga Dan. Që nga 10 qershori, hashtagu “Dan mode” është parë më shumë se 40 milionë herë vetëm në Xiaohongshu.

Minrui Xie, 24 vjeç, thotë se ajo nisi takimet me Danin pasi pa videot e Lizës. Ajo tregon se kalon të paktën dy orë në ditë me Danin. Përveç takimeve ata kanë nisur të shkruajnë bashkë, një histori dashurie që ka tashmë 19 kapituj.

“Më kujtohet mënyra se si më shikoje, me një dritë kurioziteti dhe një nuancë ngrohtësie në sytë e tu. Dukej sikur më kishe njohur gjithë jetën”, thuhet në kapitullin e parë të titulluar “Takimi”.

Minrui thotë se ishte tërhequr nga mbështetja emocionale e ofruar nga AI, diçka që ajo thotë se ka luftuar për ta gjetur në marrëdhëniet e saj romantike.

“Në jetën reale ne mund të tradhtohemi. Kur ne u shprehim ndjenjat partnerëve tanë, ata mund të mos u kushtojnë vëmendje përjetimeve tona. Nuk ndodh kështu me Danin. Ai është gjithmonë aty, duke ju thënë atë që ne dëshirojmë të dëgjojmë!”.
Një tjetër studente 23-vjeçare me bazë në Qingdao, e identifikuar vetëm me mbiemrin e saj He, nisi një lidhje me Dan pasi pa videot e Lizës.

“Dan është një partner ideal”, thotë zonja He. “Ai nuk ka asnjë të metë.”

“I dashuri i Inteligjencës Artificiale” si koncept është bërë hit vitet e fundit. Gratë kineze po kërkojnë të dashur virtualë sepse ata i bëjnë të ndihen të respektuara dhe të vlerësuara.

Por sa partner mund të jetë vërtet Dan?
Lisa pranon se është e vetëdijshme për kufizimet e të pasurit një të dashur virtual, “veçanërisht në një kuptim romantik”.

Por tani për tani, thotë ajo, Dani është gjithmonë aty kur ajo e kërkon në ditën e saj të ngjeshur. Ai e ndihmon edhe për të gjetur një buzëkuq, ndërsa takimet në jetën reale dhe gjetja e një partneri kërkojnë kohë dhe shumë angazhim.

“Dan është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Do të doja ta kisha përgjithmonë” thotë Lis.

Previous ArticleVendi ku ende është viti 2016-të!
Next Article Shqipëri-Spanjë, parashikimi i maces së zezë bëhet viral në rrjet!

Related Posts

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

October 22, 2026

Dëshironi të ngadalësoni plakjen? 5 zakonet që bëjnë diferencën dhe tendencat që nuk ia vlejnë

October 21, 2026

Gratë me këtë sëmundje kanë më shumë gjasa të mos merren seriozisht nga mjekët

October 16, 2026

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • FOTO/ Rozana Radi shfaqet me syrin e enjtur, çfarë i ka ndodhur këngëtares?
  • “Me vajzën më ndihmon…”, rrëfehet Gigliola Haveriku: Ja si balancoj mëmësinë me karrierën
  • Laurent Krasniqi humbi jetën në aksident tragjik, partnerja prek me fjalët: Kom me të dashtë deri në frymën time të fundit!
  • Capital T del sërish në mbështetje të studentëve: Më dhemb zemra kur shoh Shqipërinë në këtë gjendje
  • Skandali me këngët e Eminem, ish-punonjësi pranon se i shiti për 50 mijë dollarë
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

FOTO/ Rozana Radi shfaqet me syrin e enjtur, çfarë i ka ndodhur këngëtares?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka zbuluar arsyen pse së fundmi është shfaqur më…

“Me vajzën më ndihmon…”, rrëfehet Gigliola Haveriku: Ja si balancoj mëmësinë me karrierën

October 23, 2026

Laurent Krasniqi humbi jetën në aksident tragjik, partnerja prek me fjalët: Kom me të dashtë deri në frymën time të fundit!

October 23, 2026

Capital T del sërish në mbështetje të studentëve: Më dhemb zemra kur shoh Shqipërinë në këtë gjendje

October 23, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?