• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Anzotika Wedding Venue-Kështjella e ëndrrave dhe elegancës

November 24, 2025

Red Bull -Në krahët e adrenalinës

November 24, 2025

Video/ Ndodh propozimi për martesë në ‘Kënga Magjike’: Të dua në jetë të jetëve

November 23, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Sulm terrorist në Gjermani! Autori: Jam kritiku më i madh i islamit!
LIFESTYLE

Sulm terrorist në Gjermani! Autori: Jam kritiku më i madh i islamit!

December 21, 2024No Comments2 Mins Read

Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit.

Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMW në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma.

Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm.

Policia nuk e ka komentuar të shtunën numrin e raportuar të viktimave. Të premten, zyrtarët vendës njoftuan se të paktën dy njerëz u vranë dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet.

Gazeta gjermane Bild raportoi se 41 njerëz u lënduan rëndë, 86 janë duke u mjekuar për lëndime të rënda dhe 78 të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Autoritetet gjermane po e hetojnë një mjek saudit, 50-vjeçar, i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada, si të dyshuar për shkeljen e njerëzve me veturë në këtë treg.

Policia e bastisi banesën e tij gjatë natës.

Nuk është e qartë se cilat kanë qenë motivet e tij dhe policia ende nuk e ka emëruar zyrtarisht të dyshuarin.

Por, mediat gjermane e kanë identifikuar atë si Taleb A.

Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai kishte postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.

Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte shprehur simpati për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gazeta nuk e specifikoi burimin e informacionit.Gazeta FAZ e Gjermanisë raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin në vitin 2019, duke e përshkruar atë si një aktivist kundër islamit.

“Njerëzit si unë, që kanë një të kaluar islame, por nuk janë më besimtarë, nuk përballen as me mirëkuptim e as me tolerancë nga myslimanët këtu”, citohet të ketë thënë ai.

“Unë jam kritiku më i madh i islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët”, kishte thënë ai.

Previous ArticleQeveria jep lajmin: Mbyllet TikTok së shpejti!
Next Article “Edhe pas 20 vitesh ende e dua”/ Zamira Kita rrëfehet për ish-bashkëshortin: Do rrisja dhe fëmijën e tjetrit për të!

Related Posts

Parlamenti miratoi ligjin në korrik/ Sllovenët votojnë sot për eutanazinë, mbahet referendum për vdekjen e asistuar

November 23, 2025

Në ankand ora e artë e pasagjerit të Titanikut/ Shitet për shifrën marramendëse…

November 23, 2025

Infermieri u maskua si nëna e “vdekur” për të marrë pensionin, trupin e mumifikoi në shtëpi

November 23, 2025

Reshje të dendura dëbore në aksin Bogë-Theth, trashësia i kalon 40 cm

November 23, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Anzotika Wedding Venue-Kështjella e ëndrrave dhe elegancës
  • Red Bull -Në krahët e adrenalinës
  • Video/ Ndodh propozimi për martesë në ‘Kënga Magjike’: Të dua në jetë të jetëve
  • Jeshile pylli, ngjyra e re luksoze për dimrin 2026!
  • Parlamenti miratoi ligjin në korrik/ Sllovenët votojnë sot për eutanazinë, mbahet referendum për vdekjen e asistuar
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
AWARDS ALBANIA

Anzotika Wedding Venue-Kështjella e ëndrrave dhe elegancës

Anzotika Wedding Venue,është një vend eventesh magjike i vendosur në Maknor të Pezës i dizajnuar…

Red Bull -Në krahët e adrenalinës

November 24, 2025

Video/ Ndodh propozimi për martesë në ‘Kënga Magjike’: Të dua në jetë të jetëve

November 23, 2025

Jeshile pylli, ngjyra e re luksoze për dimrin 2026!

November 23, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?