• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

U nda nga jeta tragjikisht në moshën 36-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur amerikane Hayden Panettiere

September 23, 2026

“Më thanë se do të harrohej shpejt”, Earl Spencer rrëfen pas dekadash detaje për Princeshë Dianën

September 23, 2026

Brikena, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin në Shqipëri

September 23, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Sulm terrorist në Gjermani! Autori: Jam kritiku më i madh i islamit!
LIFESTYLE

Sulm terrorist në Gjermani! Autori: Jam kritiku më i madh i islamit!

December 21, 2024No Comments2 Mins Read

Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit.

Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMW në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma.

Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm.

Policia nuk e ka komentuar të shtunën numrin e raportuar të viktimave. Të premten, zyrtarët vendës njoftuan se të paktën dy njerëz u vranë dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet.

Gazeta gjermane Bild raportoi se 41 njerëz u lënduan rëndë, 86 janë duke u mjekuar për lëndime të rënda dhe 78 të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Autoritetet gjermane po e hetojnë një mjek saudit, 50-vjeçar, i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada, si të dyshuar për shkeljen e njerëzve me veturë në këtë treg.

Policia e bastisi banesën e tij gjatë natës.

Nuk është e qartë se cilat kanë qenë motivet e tij dhe policia ende nuk e ka emëruar zyrtarisht të dyshuarin.

Por, mediat gjermane e kanë identifikuar atë si Taleb A.

Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai kishte postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.

Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte shprehur simpati për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gazeta nuk e specifikoi burimin e informacionit.Gazeta FAZ e Gjermanisë raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin në vitin 2019, duke e përshkruar atë si një aktivist kundër islamit.

“Njerëzit si unë, që kanë një të kaluar islame, por nuk janë më besimtarë, nuk përballen as me mirëkuptim e as me tolerancë nga myslimanët këtu”, citohet të ketë thënë ai.

“Unë jam kritiku më i madh i islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët”, kishte thënë ai.

Previous ArticleQeveria jep lajmin: Mbyllet TikTok së shpejti!
Next Article “Edhe pas 20 vitesh ende e dua”/ Zamira Kita rrëfehet për ish-bashkëshortin: Do rrisja dhe fëmijën e tjetrit për të!

Related Posts

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

July 7, 2026

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

July 7, 2026

Pantallonat capri, trendi i kësaj vere: ja VIP-at shqiptare që i kanë veshur

June 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • U nda nga jeta tragjikisht në moshën 36-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur amerikane Hayden Panettiere
  • “Më thanë se do të harrohej shpejt”, Earl Spencer rrëfen pas dekadash detaje për Princeshë Dianën
  • Brikena, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin në Shqipëri
  • Jonida Maliqi vazhdon betejën gjyqësore: Nga 3 mijë eurot e sekuestruara te kërkesa për indeksimin e detyrimit ndaj të birit
  • E mbani mend Hazall nga Fate të Kryqëzuara? Aktorja shkëlqen në tapetin e kuq me barkun e rrumbullakosur krah bashkëshortit
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

U nda nga jeta tragjikisht në moshën 36-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur amerikane Hayden Panettiere

Aktorja 36-vjeçare ndërroi jetë më 16 gusht në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut.…

“Më thanë se do të harrohej shpejt”, Earl Spencer rrëfen pas dekadash detaje për Princeshë Dianën

September 23, 2026

Brikena, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin në Shqipëri

September 23, 2026

Jonida Maliqi vazhdon betejën gjyqësore: Nga 3 mijë eurot e sekuestruara te kërkesa për indeksimin e detyrimit ndaj të birit

September 23, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?