Pushimet nuk mund të quhen të tilla nëse nuk ka argëtim.
Shkodra dhe Shqipëria e kanë tashmë destinacionin e tyre evropian të pushimeve.
Ambiente fantastike dhe me standarde të larta bashkëkohore të cilat sigurojnë akses për secilin, aktivitetet e larmishme të ndërthurura të pishinave, fushat sportive dhe më tepër I gjeni vetëm te “Velipoja Grand Europa Resort”.
Velipoja Grand Europa Resort ofron një komoditet 5 yjesh, shërbime dhe luks të pakushtëzuar, duke e bërë atë një nga destinacionet më të dëshirueshme turistike në Mesdheun Lindor.
Një prej investimeve më gjigante në brigjet e Adriatikut, sot, ky resort konkuron denjësisht me simotrat e tij në Evropë e më gjerë, pasi cilësia dhe standardet më të larta gjejnë vend.
Një destinacion me të vertetë turistik, ku ndërthuret magjishëm natyra, me artin që ka krijuar dora e njeriut. Zona e plazhit është krijuar për të qenë qendra e vëmendjes e Velipoja Grand Europa Resort.
Në “Velipoja Grand Europa Resort Restaurant” gërshetohet kuzhina bashkëkohore italiane me detaje të kuzhinës tradicionale mesdhetare, e krijuar me mjeshtëri nga kuzhinierët më në zë të Shqipërisë. Shefat i japin jetë krijimeve të veçanta dhe unike, duke e transformuar ushqimin dhe metodat tradicionale në një eksperiencë kulinarie të jashtëzakonshme.Kantina ofron një shumëllojshmëri verërash Franceze, Italiane, Spanjolle si dhe Shqiptare për një udhëtim imagjinar degustimi në prodhuesit më të famshëm të verërave Mesdhetar.
Të gjitha banesat brenda fshatit turistik janë të rrethuara me kopshte të bukura, me pishina dhe me rrugë të izoluara për këmbësorë. I gjithë trafiku i automjeteve përqendrohet përgjatë rrugëve në kufijtë e Rezortit, duke minimizuar kështu ndikimin e tyre mbi banorët dhe mysafirët.
Dizajn i thjeshtë dhe elegant. Banesat rezidenciale me linja të pastra gjeometrike të plotësuara edhe nga fasadat me xhama, ballkonet dhe tarracat, të cilat së bashku krijojnë një ekuilibër të përsosur mes jetesës së brendshme dhe të jashtme. Ndërtesat dhe peizazhet në të gjithë resortin, kombinojnë thjeshtësinë dhe elegancën për të krijuar një vend të mrekullueshëm për pushime dhe jo vetëm.
“Velipoja Grand Europa Resort”…Perla e Ballkanit.
