• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»TREND BUSINESS»HYMETI’S PALACE
TREND BUSINESS

HYMETI’S PALACE

November 9, 2022No Comments3 Mins Read

Pogradeci shquhet për mikpritjen dhe kujdesin e treguar ndaj turistit. Në qytetin ku natyra ka bërë mrekulli do njiheni me një strukturë hotelerie që mund t’ju ofrojë një tjetër shije pushimesh.
Hymeti’s Palace është një ikonë ekskluzive në zemër të Pogradecit!

I vlerësuar nga klientët si një simbol ekselencë i mikpritjes me 5 yje, Hymeti’s Palace është universi i elegancës, traditës dhe shërbimit. I gjendur vetëm pak metra larg liqenit, ai ju ofron vizitorëve një mundësi ideale për të soditur liqenin e mrekullueshëm të Ohrit. Vendndodhja e tij në qendër të qytetit dhe akomodimi juaj në Hymeti’s Palace, do t’ju shërbejë për të lehtësuar veprimtarinë tuaj administrative, financiare, tregtare si dhe të shijoni bukuritë natyrore, historike e kulturore të qytetit të Pogradecit. Mikpritja ne recepsion përgjatë 24 orëve dhe përkujdesja nga një staf i specializuar gjatë gjithë kohës që ju kaloni në Hymeti’s Palace garanton që gjithçka do jetë perfekte deri në detaje.

Vendndodhja në qendër të qytetit lehtëson qasjen në konferenca, seminare, workshop-e dhe ekspozita të ndryshme, duke e bërë Hotel Hymeti’s Palace vendin ideal për të akomoduar folësit dhe pjesëmarrësit tuaj. Shërbimi në mënyrë profesionale dhe etike do t’ju bëjë të ndiheni si mbret.

Restoranti ofron gatime të mrekullueshme tradicionale dhe internacionale, të përzgjedhura me kujdes dhe delikatesë nga shefi i kuzhinës. Gjithçka shërbehet në ambientin e brendshëm klasik e modern si edhe në hapësira me ajër të freskët, në kopshtin e hotelit. E veçanta e gastronomisë është shijimi i mëngjesit, i cili ofrohet në ambientet e kantinës të Hymeti’s Palace.

Bari elegant, origjinal me shërbim superior dhe i dedikuar ndaj klientit, është vendi perfekt për të lënë oraret e takimit, që nga marrëveshjet e biznesit e deri kalimin e orëve të lira me miq të ndryshëm.
Në menynë e barit do të gjeni më së miri të kombinuara shumëllojshmërinë e pijeve, çokollatave, ëmbëlsirat e ndryshme dhe të veçanta si edhe antipastat të cilat mund të shoqërohen me shumëllojshmëri verërash.
Në Hymeti’s Palace dhomat janë të stilit neoklasik. Ato të ofrojnë mirëseardhjen përmes një atmosfere komforte dhe relaksuese. Dizajni i tyre i hollë ofron pajisje dhe vepra arti. Luksi modern përfshin mjeshtëri ndriçimi, kontroll të klimës, Wi-Fi, telefon dhome dhe televizion me lidhje satelitore. Hapësira elegante dhe komforte është integruar me elementë neoklasikë. Gjithashtu dhomat janë të izoluara dhe nuk lejojnë futjen e zhurmave të jashtme.

Ejani të kaloni momente relaksi në një prej dhomave apo suitave, si dhe të shijoni kënaqësinë gastronomike në bar dhe restorant, nën tingujt e muzikës klasike.
Hymeti’s Palace, një mikpritje e rrallë në Pogradec.

Previous ArticleKompania Neranxi
Next Article PARADISE BEACH

Related Posts

Hotel Restaurant Jezerca- Një vend për t’u shijuar në zemër të Thethit

November 12, 2026

Glass Art Construction-Arkitekturë që tejkalon pritshmëritë

November 12, 2026

Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare

November 10, 2026

Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës

November 10, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Hotel Restaurant Jezerca- Një vend për t’u shijuar në zemër të Thethit
  • Glass Art Construction-Arkitekturë që tejkalon pritshmëritë
  • Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste
  • Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë
  • Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës
Don't Miss
TREND BUSINESS

Hotel Restaurant Jezerca- Një vend për t’u shijuar në zemër të Thethit

Thethi është një nga destinacionet më të bukura malore të Shqipërisë dhe Hotel Restaurant Jezerca…

Glass Art Construction-Arkitekturë që tejkalon pritshmëritë

November 12, 2026

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

November 11, 2026

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

November 11, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?