Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka surprizuar në mesnatë mikeshën e saj të ngushtë, Xhemi Shehun e cila feston ditëlindjen. Arbana në orën 00:00 ka trokitur në derën e banesës së moderatores duke qenë personi i parë që e surprizon në këtë ditë të veçantë.
Në fakt është bërë traditë tashmë që Arbana ta surprizojë Xhemin duke shkuar në shtëpinë e saj në mesnatë, sikurse ka zbuluar në rrjetet sociale.
“Vitet kalojnë dhe fillon skleroza dalëngadalë, prandaj harron dhe habitet që i shkoj çdo vit surprizë për ditëlindje në mesnatë!”, shkruan Arbana.