Albano, Roberti dhe Floriani, janë tri dashuritë e Elsa Lilës. Kështu shprehet ajo me humor duke iu referuar ndarjes së roleve dhe ‘fabulës’ që muzikali “Mamma Mia” mbart.
“Tri dashuritë e jetës time janë Albano, i cili më fle edhe ngjitur, pastaj kam edhe burrin tjetër, Robertin që më fle përballë. Më tej, miku im Flori që është një xhentellmen i jashtëzakonshëm. Kam pasur shumë humor me tre burrat e mi gjatë provave.”, tha ajo.
Ajo theksoi se e gjen veten në mesazhin e muzikalit dhe nënvizoi se në momentin që lexoi tekstin u përlot.