• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Foto/ Merr fund martesa e Xhensilës dhe Besit!
SHOW BIZ

Foto/ Merr fund martesa e Xhensilës dhe Besit!

September 27, 2024No Comments3 Mins Read

Ish-çifti i famshëm, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë paraqitur ditën e sotme (26 Shtator) në Gjykatën e Tiranës për të zgjidhur martesën e tyre disavjeçare.

Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituar në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt për zgjidhjen e martesës kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve. Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar.

Gjithashtu thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur. Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri. Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit. Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.”

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konfikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut. Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave.

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

 

Previous ArticlePlane për fundjavë? Ja si do të jetë moti!
Next Article Next Post

Related Posts

Anxhela Peristeri zbulon se është në një lidhje dashurie prej vitesh: Jemi shumë mirë në guaskën tonë

November 21, 2026

Fifi rikthehet në Prishtinë, zbulon datën e konceritit “Me laps e letër”: Mezi po e pres …

November 21, 2026

Vesa dhe Big Basta flasin për thashethemet e ndarjes dhe zgjerimin e familjes: Duam t’i bëjmë Liamit një motër ose vëlla

November 21, 2026

Meghan Markle përballet me një tronditje të rëndë familjare pas arrestimit të të atit: Është e shkatërruar

November 20, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë
  • AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale
  • Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin
  • Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë
  • Proteinat nuk janë trend: Udhëzuesi i saktë i sasisë që ju duhet
Don't Miss
TREND BUSINESS

OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë

Në një industri ku cilësia dhe funksionaliteti bëjnë diferencën, pajisjet dhe zgjidhjet e duhura janë…

AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale

November 21, 2026

Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin

November 21, 2026

Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë

November 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?