Ronela Hajati ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe nëse është e dashuruar.
“Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.
Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur s’nuk shumë, kupton”, tregon këngëtarja.