• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

July 13, 2026

Fashion, 3 ngjyrat IN të sezonit

July 13, 2026

Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë

July 13, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»A e rrisin presionin e gjakut shishet plastike? Ja studimi!
LIFESTYLE

A e rrisin presionin e gjakut shishet plastike? Ja studimi!

October 3, 2024No Comments3 Mins Read

Ato janë tani kudo: nga kuzhina dhe banja te supermarketi dhe lodrat e fëmijëve. Plastika është pjesë e jetës së përditshme dhe merr forma të ndryshme, ndonjëherë të rrezikshme për shëndetin. Në përpjekjen e përgjithshme kërkimore që është bërë mbi efektin e mikroplastikës në shëndet dhe plastikës në përgjithësi në mjedis, një studim më i ri nga Departamenti i Mjekësisë i Universitetit Privat të Danubit në Austri, këtë herë i bën shishet plastike fajtore për rritjen e presionit të gjakut.

Në hulumtimin e titulluar “Dëshmia e parë e ndikimit të mundshëm të shmangies së konsumimit të lëngjeve nga shishet e pijeve plastike dhe qelqi mbi presionin e gjakut te vullnetarët e shëndetshëm”, theksohet efekti i dëmshëm i përdorimit të shisheve plastike, si dhe qelqi.

Sipas hulumtimit, të publikuar në Microplastics, mikroplastika nga shishet e ujit mund të hyjë në qarkullimin e gjakut duke çuar në rritjen e niveleve të presionit të gjakut. Akoma më alarmante është konstatimi se këto copa të vogla plastike janë gjetur edhe në shishe qelqi. Ndërsa studimi përparonte, studiuesit vunë re një rënie të presionit të gjakut kur pjesëmarrësit këmbyen gotën ose shishen plastike për të pirë ujë të rubinetit.

Gjatë studimit, studiuesit morë n tetë vullnetarë që pinin ujë nga rubineti, duke shmangur çdo konsumim të lëngjeve nga shishet plastike ose qelqi. Rezultatet ishin mjaft mbresëlënëse, duke treguar një ulje të ndjeshme të presionit diastolik të gjakut pas dy javësh.

Presioni i lartë i gjakut është një nga kontribuuesit kryesorë të sëmundjeve të zemrës dhe rezultatet e studimit ngrenë pyetje në lidhje me kërcënimet indirekte, por serioze për shëndetin: “Pas hulumtimeve të gjera arritëm në përfundimin se pijet e paketuara në shishe plastike duhet të shmangen.”, paralajmërojnë studiuesit.

Siç theksojnë ata, reduktimi i përdorimit të plastikës mund të ulë potencialisht presionin e gjakut duke reduktuar numrin e grimcave plastike në qarkullimin e gjakut. “Ndryshimet që kemi vërejtur në presionin e gjakut sugjerojnë se reduktimi i marrjes së grimcave plastike mund të zvogëlojë rrezikun kardiovaskular,” vunë në dukje studiuesit.

Një kërcënim i përhapur

Mikroplastikat janë fragmente të vogla plastike që zakonisht rezultojnë nga prishja e plastikës për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit UV ose nga gërryerja natyrale. Ato janë identifikuar më parë nga studimet shkencore në pështymë, indet e zemrës, mëlçinë, veshkat, madje edhe placentë. Studime të shumta kanë raportuar nivele të larta të mikroplastikës në ujin në shishe. Ky grup në rritje i informacionit kërkimor sugjeron gjithashtu se mikroplastika mund të prishë funksionet endokrine, të shkaktojë inflamacion dhe të shkaktojë stres oksidativ. Këto reagime shkaktojnë një sërë procesesh biologjike që mund të përkeqësojnë kushtet ekzistuese apo edhe të shkaktojnë probleme të reja shëndetësore, gjë që nxjerr në pah nevojën urgjente për kërkime të mëtejshme mbi efektet në fiziologjinë e njeriut.

Previous ArticleDebati presidencial mes Vance dhe Walz. Ja kush e fitoi!
Next Article Fatma Haxhialiu nënë për herë të dytë!

Related Posts

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

July 7, 2026

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

July 7, 2026

Pantallonat capri, trendi i kësaj vere: ja VIP-at shqiptare që i kanë veshur

June 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce
  • Fashion, 3 ngjyrat IN të sezonit
  • Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë
  • “Një pjesë e zemrës sime vdiq me ty”, partnerja e Jayden Adams thyen heshtjen pas tragjedisë
  • Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula i japin fund lidhjes? Detaji që ndezi dyshimet për ndarje
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk ishte vetëm një festë e dashurisë,…

Fashion, 3 ngjyrat IN të sezonit

July 13, 2026

Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë

July 13, 2026

“Një pjesë e zemrës sime vdiq me ty”, partnerja e Jayden Adams thyen heshtjen pas tragjedisë

July 13, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?