• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Kjo është arsyeja pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë!

May 2, 2025

Është takuar me Gjestin së fundmi? Xheneta sqaron çfarë ndodhi mes tyre!

May 2, 2025

Egli konfirmon ndarjen nga Gjesti! Ja dyshimet nga ndjekësit!

May 2, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»Reality Tv»Alketa Vejsiu: Rrjetet sociale po i çmendin të rinjtë! Shteti të marrë masa!
Reality Tv

Alketa Vejsiu: Rrjetet sociale po i çmendin të rinjtë! Shteti të marrë masa!

November 19, 2024No Comments3 Mins Read

Alketa Vejsiu ka reaguar për vrasjen e 14 vjeçarit në Tiranë. Ja çfarë thotë moderatorja:
O Zot, sa dhimbje!
Ky djalë mund të ishte fëmija yt, djali im. O Zot, veç të tilla lajme nuk dua të lexoj. Jam e tronditur. Djali më mori në telefon: “O ma, është shoku im, kemi luajtur futboll javën e kaluar.” Nuk di ç’fjalë mund të
ngushëllojë familjen. S’ka asnjë fjalë. S’ka asnjë gjest njerëzor… sepse s’ka më Martin.
I thashë tim biri: Mos bjer në tundim kurrë! Nuk është burrëri forcës t’i kthehesh me forcë. Je rritur me dashuri; mos bjer kurrë në kurthin e dikujt që dobësinë e kompenson me dhunë, me forcë, me krim.
Të marrin jetën sot, në furtunën hormonale të moshës, por jo vetëm… Fatkeqësi ndodhin kudo, në çdo vend. Por kur zgjedh të bësh me ndërgjegje këtë akt vandal, për mungesë dashurie me të cilën je rritur, ose ke parë shumë filma “thriller”, ose thjesht të duket vetja “i fortë” sepse kështu të kanë mësuar çunat e lagjes, shoqëria-kjo është fatkeqësia më e madhe.
Ose ndonjë “balenë blu” e digitalit të ka mbushur mendjen që është heroizëm të gjuash me grushta shokun, ta shash sa më pisët, ta vrasësh-s’të ndodh asgjë. Ose ndjek yjet e medias online me precedentë dhe jetë të errët, dhe të duket “trendy” të jesh si ata.

Për këtë e urrej median digjitale. Sepse i çmendi njerëzit, çmendi të rinjtë.
Kalova në TikTok dje. Ka plot djem e vajza të talentuar që frymëzojnë aty, por ka kaq shumë psikopatë që flasin tmerre. Dhe mijëra të tjerë i ndjekin dhe iduartrokasin. Çmenduria kolektive ka arritur nivele ekstreme.
Pashë një burrë që flet me fjalorin më llum që ekziston, dhe poshtë tij qindra të tjerë që qeshnin dhe e përkrahnin. Ai ndihet i lavdishëm. Të çmendurit çmenden dhe më keq.
Si s’ka një ligj t’i mbyllë këto profile?
“Të fortët” e TikTok-ut që xhirojnë rrotat e makinave, që imitojnë Tony Montanën dhe Padrinon. Ata, pra, u mësojnë çunave të rinj që të jesh i fortë është “status”! Jemi plagosur të gjithë sot; vdekja e këtij djali është dështimi i gjithë shoqërisë.
E shoh urgjente hartimin e një ligji që penalizon “të lajthiturit” e online. Përpos fakteve të tjera, mendoj se ky degjenerim nuk është çështje temperamenti apo hormonesh të moshës. Është kryesisht degjenerim prej modeleve sociale që na serviren çdo ditë, sapo hapim profilet sociale në çdo platformë.
Spitali i vërtetë psikiatrik është online.

Australia ka aprovuar një ligj që, deri diku, mbron. Kambanat e alarmit po bien fort edhe në Shqipëri. Do të doja shumë të mendohej nga parlamentarët hartimi i një ligji që censuron modelet që dëmtojnë dhe që nuk lejon përdorimin e mediave sociale në asnjë platformë nën moshën 16 vjeç.
Projektligji ka hasur kundërshti në Australi, por ky ligj hyn në fuqi në fund të vitit 2024. Në kushtet e kaq shumë fatkeqësive, s’do kishte rregullator më të mirë! Mbase kjo do të ngadalësonte aftësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve në përdorimin e platformave digjitale, por më mirë kompromis me këtë sesa me jetën.
Ndërsa censurimi dhe raportimi i profileve gati-gati “kriminale” në drejtim të gjuhës së përdorur, shpifjes, bullizmit kibernetik apo modeleve me precedentë penalë, është masë urgjente që duhet marrë!
Ngushëllime familjes. Çdo shqiptar ndjen dhimbjen tuaj sot.

Previous ArticleSherri mes ish-çiftit! Jonida Maliqi padit në gjykatë Gent Prizrenin!
Next Article Vrasja e Martin Canit që tronditi Tiranën! Si ndodhi krimi!

Related Posts

Skandali në Vlorë! Mësuesi 40-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy të mitura!

March 27, 2025

Moti i keq në vend, dëbora mbulon disa zona në veri të vendit!

November 29, 2024

Vrasja e Martin Canit që tronditi Tiranën! Si ndodhi krimi!

November 19, 2024

Një tjetër krim mes të rinjve! Plagoset 12 vjeçari në fushën e futbollit!

November 19, 2024

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Kjo është arsyeja pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë!
  • Është takuar me Gjestin së fundmi? Xheneta sqaron çfarë ndodhi mes tyre!
  • Egli konfirmon ndarjen nga Gjesti! Ja dyshimet nga ndjekësit!
  • Spanja bëhet vendi i parë në botë që miraton lejen e paguar për menstruacionet!
  • “Ju dua, do shihemi sërish”/ Dafina Zeqiri jep koncertin e fundit para pauzës!
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Kjo është arsyeja pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë!

Disa arsye të arsyeshme vijnë në mend për këtë ndryshim, dhe ne do të mundohemi…

Është takuar me Gjestin së fundmi? Xheneta sqaron çfarë ndodhi mes tyre!

May 2, 2025

Egli konfirmon ndarjen nga Gjesti! Ja dyshimet nga ndjekësit!

May 2, 2025

Spanja bëhet vendi i parë në botë që miraton lejen e paguar për menstruacionet!

May 2, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?