• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, ushqimet që rekomandohen të konsumohen dhe ato me të cilat duhet të tregoni kujdes
LIFESTYLE

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, ushqimet që rekomandohen të konsumohen dhe ato me të cilat duhet të tregoni kujdes

February 18, 2026No Comments2 Mins Read

Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë.Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit  tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë.

Në iftar ta hapni me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish.

Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh. Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë, në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak. Mos harroni kosi dhe dhalla janë nga produktet e pazëvendësueshme.

Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit. Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.

Ramazani është edhe periudha ku njerëzit shëndoshen më shumë për shkak të ushqyerjes së gabuar dhe çekuilibrimit të sheqerit në gjak. Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.

Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë. Tregoni kujdes të konsumoni sallatë dhe zarzavate në syfyr dhe iftar. Në mes të dy vakteve konsumoni kos me fruta. Konsumoni bukë gruri ose me drithëra dhe përpiquni të ecni një orë pas iftarit.

Previous ArticleXhensila tashmë e shkuar, Bes Kallaku publikon foton romantike me partneren e re
Next Article Sekretet e vajzave të Obamës: Çfarë bëjnë Malia dhe Sasha pas presidencës

Related Posts

5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se të shpërngulesh

November 20, 2026

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër
  • Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet
  • N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare
  • Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
Don't Miss
TREND BUSINESS

Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër

Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA…

Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet

November 27, 2026

N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare

November 27, 2026

Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin

November 27, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?