• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Orari 9-5, i vjetruar/ Punonjësit janë lodhur nga urdhërat
LIFESTYLE

Orari 9-5, i vjetruar/ Punonjësit janë lodhur nga urdhërat

March 2, 2026No Comments3 Mins Read

Me rritjen e punës në distancë, shumë pak punonjës kanë nevojë të jenë fizikisht në zyrë për tetë orë çdo ditë, dhe kompanitë duhet të përshtatin normat e tyre, thotë Anessa Fike, themeluese e firmës së konsulencës Fike+ Co dhe autore e librit The Revolution of Work.

Sipas saj, modeli tradicional 9-5 është “vërtet arkaik”.

“Jeta jonë ka ndryshuar në kaq shumë aspekte, por në punë po bëjmë të njëjtën gjë që bënin prindërit e gjyshërit tanë.”

Ky model nuk përshtatet as me realitetin e përditshëm: orari i shkollave, për shembull, bie ndesh me atë të zyrave, duke e bërë të vështirë organizimin e prindërve raporton CNBC.

Pandemia e Covid-19 e përshpejtoi këtë ndryshim.

Punonjësit që provuan punën hibride ose në distancë nuk duan t’i kthehen rregullave të ngurta dhe urdhrave për rikthim në zyrë.

“Kolektivisht jemi të lodhur nga të na thonë çfarë të bëjmë,” thotë Fike.

Pse ngurojnë kompanitë?

Një arsye kryesore, sipas saj, është kostoja e hapësirave të zyrave. “Shumë pronarë të pasurive të paluajtshme duan të nxjerrin fitim, ndaj edhe shtyjnë për rikthim në zyrë,” shpjegon ajo.

Po ashtu, menaxherët shpesh e përdorin prezencën si mjet kontrolli.

“Liderët bëhen dembelë. Mund të ishin kreativë në menaxhim, por thjesht nuk duan. Kur thonë ‘është e vështirë’ ose ‘nuk funksionon për ne’, në fakt nënkuptojnë ‘nuk kam dëshirë ta zgjidh’.”

Mungesa e fleksibilitetit po i shtyn punonjësit të lënë vendet e punës për kontrata të pavarura ose freelance. “Njerëzit janë ngopur me faktin që u diktohet ku, kur dhe madje kur mund të hanë drekë,” shton Fike.

E ardhmja është fleksibël

Sipas saj, çelësi është të pyesësh punonjësit se çfarë u duhet. Brezi Z, për shembull, shpesh kërkon praninë në zyrë për të mësuar nga kolegët, ndërsa të tjerë nuk duan të shkelin kurrë më në një ambient pune, dhe kjo nuk përbën problem.

“Jo të gjithë janë produktivë nga ora 9 deri në 5,” shpjegon Fike. “Secili punon ndryshe, por ne përpiqemi t’i fusim të gjithë në të njëjtin model dhe pastaj habitemi pse nuk funksionon.”

Vetë ajo e kuptoi se cilat ishin orët e saj më produktive vetëm pasi u largua nga korporatat. Nëse njerëzit do ta zbulonin këtë në të 20-at, jo dekada më vonë, thotë, produktiviteti do të ishte shumë më i lartë.

Një model që po fiton terren është ai i “orëve bazë”: punonjësit krijojnë orarin e tyre, por duhet të jenë të aksesueshëm gjatë një intervali të caktuar çdo ditë.

“Inkurajoj bizneset të flasin me njerëzit, të eksperimentojnë me mënyra të ndryshme pune dhe të testojnë çfarë funksionon,” përfundon Fike.

 

 

Previous Article“Jam fejuar katër herë” Albano Bogdo habit me rrëfimin për dashurinë dhe frikën për t’u bërë baba
Next Article Burra Neandertalë dhe gra Homo sapiens: Studimi zbulon tendencën e çiftëzimit që formësoi ADN-në tonë

Related Posts

5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se të shpërngulesh

November 20, 2026

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër
  • Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet
  • N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare
  • Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
Don't Miss
TREND BUSINESS

Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër

Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA…

Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet

November 27, 2026

N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare

November 27, 2026

Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin

November 27, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?