• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»“Rrija tërë ditën në Instagram” 20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale
LIFESTYLE

“Rrija tërë ditën në Instagram” 20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale

March 4, 2026No Comments2 Mins Read

Një 20-vjeçare ka dalë para gjykatës në Los Anxhelos me një rrëfim që ka tronditur sallën e gjyqit: ajo pretendon se rrjetet sociale i “morën” vitet e fëmijërisë dhe e çuan drejt ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit.

E njohur si Kaley (KGM) për të mbrojtur privatësinë, ajo ka paditur gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google, duke i akuzuar për krijimin e platformave me natyrë varësuese për fëmijët. Në qendër të padisë janë Instagram dhe YouTube.

“Gjëja e parë që bëja kur zgjohesha ishte Instagrami dhe qëndroja aty gjithë ditën,” dëshmoi ajo. Sipas saj, nisi të përdorte YouTube në moshën 6-vjeçare dhe Instagram në moshën 9-vjeçare, pa asnjë pengesë për moshën. Funksioni “autoplay” në YouTube, që nis automatikisht videon pasuese, e mbante të lidhur për orë të tëra.

Ajo tregoi se mungesa e “like”-ve e bënte të ndihej “e shëmtuar” dhe “e pavlerë”. Me kalimin e kohës u diagnostikua me çrregullim dismorfik trupor, ndërsa ndjenjat e para të ankthit dhe depresionit nisën që në moshën 9–10 vjeç. Në moshën 10-vjeçare, tha ajo, filloi të vetëdëmtohej.

Në një moment dramatik të procesit, në sallë ishte i pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili u pyet për rreth shtatë orë nga avokatët, hera e parë që ai përballet me një juri në një çështje të tillë.

Meta ka mohuar akuzat, duke argumentuar se problemet e saj lidhen me vështirësi familjare dhe jo me përdorimin e platformës. Ndërkohë, TikTok dhe Snapchat të paditura fillimisht, arritën marrëveshje jashtëgjyqësore para nisjes së procesit.

Vendimi i këtij gjyqi pritet të krijojë një precedent historik në SHBA, pasi mund të përcaktojë për herë të parë përgjegjësinë ligjore të rrjeteve sociale për ndikimin tek përdoruesit e mitur një çështje që mund të hapë rrugën për mijëra padi të tjera në mbarë vendin.

 

 

 

 

Previous ArticleRolex hap një shkollë dhe pranimi është po aq i vështirë sa Harvard
Next Article 20 deve skualifikohen nga konkursi i bukurisë, kapen me Botox dhe implante estetike

Related Posts

5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se të shpërngulesh

November 20, 2026

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër
  • Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet
  • N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare
  • Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
Don't Miss
TREND BUSINESS

Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër

Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA…

Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet

November 27, 2026

N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare

November 27, 2026

Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin

November 27, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?