• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje legjendare të saj
FASHION

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje legjendare të saj

March 19, 2026No Comments2 Mins Read

Stili i Lady Diana-s vazhdon të rikthehet dhe këtë herë, janë mbesat e saj që risjellin një prej veshjeve më ikonike të saj. Disa ditë më parë, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, mbesat binjake të Diana-s, u shfaqën në Cheltenham Festival me veshje që nuk kaluan pa u vënë re dhe jo pa arsye.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

Motrat zgjodhën kostume tweed, ndoshta si një homazh ndaj një prej pamjeve më të famshme të Diana-s (Tweed – pëlhurë leshi e njohur për teksturën pak të ashpër dhe ngjyrat e përziera. Me origjinë nga Skocia, është përdorur tradicionalisht për veshje rezistente ndaj motit, si xhaketa, pallto dhe kapele, dhe karakterizohet nga motivet klasike si kuadratet dhe vijëzimet).

Në vitin 1981, gjatë muajit të mjaltit me Charles, Diana u fotografua në Balmoral Castle me një kostum tweed me fund, një look që u bë menjëherë trend.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

I dizenjuar nga Bill Pashley, ky outfit u frymëzua nga estetika tradicionale britanike dhe u mendua posaçërisht për qëndrimin e saj në Skoci. Madje, thuhet se Diana kishte dy versione të kostumit: një prej tyre pak më i lirshëm, për të qenë më komode gjatë shëtitjeve në natyrë.

Amelia dhe Eliza e rikthyen këtë estetikë në një version më bashkëkohor. Eliza zgjodhi një kostum në ngjyrë kafe, me pantallona dhe jelek, të kombinuar me një pallto të njëjtë. Amelia veshi një set në nuancë jeshile të hapur, të kombinuar me këmishë blu dhe kravatë.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

“Na vjen natyrshëm [të vishemi njësoj] sepse kemi shije shumë të ngjashme,” ka thënë Amelia në një intervistë. “Shpesh përfundojmë duke zgjedhur të njëjtat veshje.”

Previous ArticlePër një french tip të një tjetër niveli, duhet të shikoni me patjetër ca nga këto modele
Next Article Romeo Veshaj thyen heshtjen për ndarjen nga Heidi Baci: Përfundoi me respekt

Related Posts

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026

Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”

November 26, 2026

“Black Friday” edhe tek biletat e koncertit/ Fifi bën ofertën që zgjat vetëm 12 orë

November 26, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
  • Transformimi i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotografitë bëhen virale
  • Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!
  • Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti
  • Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”
Don't Miss
TREND BUSINESS

Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj

Me 20 vite eksperiencë në fushën e parukerisë, Doriana Marku ka ndërtuar një rrugëtim të…

Transformimi i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotografitë bëhen virale

November 26, 2026

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?