• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Këto pantallona do t’ju shpëtojnë nga moti i pakuptueshëm i shtatorit

October 16, 2026

Buzët ju çahen edhe pse përdorni vazhdimisht zbutës? Fajin e ka ky zakon

October 16, 2026

Flokët me volum janë rikthyer dhe këto 5 modele ikonike janë prova më e mirë

October 16, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood
SHOW BIZ

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood

September 1, 2026No Comments2 Mins Read

Vila luksoze e Angelina Jolie në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen e Madonna-s, e cila mund të rikthehet së shpejti në Los Angeles. Këngëtarja, e cila festoi së fundmi 68-vjetorin në Greqi, ka shfaqur interes për pronën e aktores, edhe pse aktualisht nuk ndodhej në Los Angeles për ta vizituar nga afër.

Sipas New York Post, agjentët imobiliarë kanë organizuar për Madonna-n një tur virtual të pronës, e cila është nxjerrë në shitje për 29.85 milionë dollarë. “Njerëzit e Madonna-s telefonuan dhe u organizua një vizitë”, tha një burim, duke e përshkruar zonën si një komunitet të mrekullueshëm në kodrat mbi Hollywood, ku jetojnë shumë personazhe të njohura.

Jolie e nxori për herë të parë vilën në shitje në maj. Aktorja e bleu pronën në qershor 2017 për 24.5 milionë dollarë, rreth nëntë muaj pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga Brad Pitt. Ajo kishte deklaruar më herët se do të largohej nga Los Angeles pasi fëmijët e saj të bëheshin madhorë, ndërsa binjakët Knox dhe Vivienne mbushën 18 vjeç muajin e kaluar.

Prona ka një histori të veçantë në Hollywood. Ajo i përkiste producentit dhe regjisorit të njohur Cecil B. DeMille, i cili e bleu në vitin 1916. Në vitin 1920, ai zgjeroi pronën duke blerë edhe banesën ngjitur, ku dikur kishte jetuar Charlie Chaplin. Sot, prona përfshin një vilë të stilit Beaux Arts, një pishinë, një shtëpi për mysafirë që mund të përdoret edhe si studio dhe një garazh me portë sigurie.

Vila kryesore, e ndërtuar në vitin 1913, ka pesë dhoma gjumi dhe përmban kuzhinë të pajisur me standarde profesionale, një dhomë ngrënieje me veshje prej druri mahon, një sallon të madh, dritare me harqe dhe bibliotekë. Suita kryesore përfshin oxhak mermeri, një hapësirë ndenjeje, banjë në stil spa, dhomë veshjeje dhe garderobë. E gjithë prona është e rrethuar nga pemë shekullore dhe ofron pamje drejt kodrave të Hollywood-it dhe Observatorit Griffith.

Previous Article“Ti je i vetmi që mund të më ndihmosh ta përballoj”/ 9 muaj pa Shpat Kasapin, Selvija ndan fjalët që prekin zemrën
Next Article Dalin pamjet, prindërit e çojnë drejt altarit! Kida dhe Ajbi kurorëzojnë dashurinë

Related Posts

“Studentët boshatisën auditoret / Aurela Gaçe: Një pyetje për ata që na kanë drejtuar dhe që na drejtojnë

October 15, 2026

Të rinjtë “pushtojnë” Tiranën/ Luiz Ejlli : Nuk ka britmë më të dhimbshme se ajo e një studenti që kërkon drejtësi

October 15, 2026

Bora Zemani moderatore e BBVK 5/ Shqipe Hysenaj në panelin e opinionistëve, zbardhen emrat që po përfliten për sezonin e ri

October 15, 2026

Ish-banorja e BBVA surprizon ndjekësit, poston foto me barkun e rrumbullakosur: Një dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë

October 15, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Këto pantallona do t’ju shpëtojnë nga moti i pakuptueshëm i shtatorit
  • Buzët ju çahen edhe pse përdorni vazhdimisht zbutës? Fajin e ka ky zakon
  • Flokët me volum janë rikthyer dhe këto 5 modele ikonike janë prova më e mirë
  • Nëse të pëlqen stili parisian, ja 10+ mënyra për të kombinuar pulovrat këtë vjeshtë
  • Gratë me këtë sëmundje kanë më shumë gjasa të mos merren seriozisht nga mjekët
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Këto pantallona do t’ju shpëtojnë nga moti i pakuptueshëm i shtatorit

Sapo dukej se pantallonat kapri do të ishin zgjedhja e preferuar e vajzave të modës…

Buzët ju çahen edhe pse përdorni vazhdimisht zbutës? Fajin e ka ky zakon

October 16, 2026

Flokët me volum janë rikthyer dhe këto 5 modele ikonike janë prova më e mirë

October 16, 2026

Nëse të pëlqen stili parisian, ja 10+ mënyra për të kombinuar pulovrat këtë vjeshtë

October 16, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?