Duhet të dimë se stresi është një reagim normal ndaj situatave të paparashikueshme, por ndikon negativisht në shëndetin tuaj, duke shkaktuar presion të lartë të gjakut, depresionin dhe ankthin. CNN rendit 5 këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë për të reduktuar stresin këtë Vit të Ri.
Mos harroni argëtimin!
Me kalimin e viteve, mos harroni kurrsesi të riktheni disa praktika të fëmijërisë. Loja ndihmon për përballimin e stresit dhe jep kënaqësi në jetën tonë. Një studim i publikuar në mars 2013 me afro 900 studentë të universitetit zbuloi se ata që ishin më lozonjarë kishin nivele më të ulëta stresi sesa pjesëmarrësit që ishin më pak lozonjarë. Se si do ta përfshini lojën në jetën tuaj varet nga ju. A ka ndonjë aktivitet të fëmijërisë që ju mungon? A ka ndonjë hobi të ri që e dëshironi, por nuk keni gjetur kohë për ta shijuar? Pasi ta kuptoni, sigurohuni që rregullisht të lini vend për lojë gjatë ditës. Aktivitetet e lojës nuk janë vetëm për fëmijët. Angazhimi në lojëra të tilla si: me letra ul nivelet e stresit, sipas hulumtimit.
Bëni diçka pa mend!
Ideja për të dalë parë më shumë TV për të reduktuar stresin, mund të tingëllojë shumë kundër mirëqenies por ndonjëherë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet. Aktivitetet mund të jenë të dobishme për njerëzit që nuk mund ta’ fikin trurin’ e tyre dhe të bëjnë meditimin.
Vetëm sigurohuni që mos prishni gjumin, pasi ai veccanërish ju ndihmon të menaxhoni më mirë stresin.
Psherëtimë!
Psherëtimat mund të ndihen si një përgjigje negative ndaj stresit, por një studim i publikuar në janar sugjeroi të kundërtën. Një lloj frymëmarrjeje, psherëtima ciklike është më e dobishme nga të gjitha teknikat e frymëmarrjes. Ju mund të praktikoni psherëtimën ciklike duke thithur përmes hundës derisa mushkëritë tuaja të ndihen të mbushura përgjysmë, duke bërë një pauzë të shkurtër, duke thithur përsëri për të mbushur plotësisht mushkëritë tuaja, pastaj duke nxjerrë ngadalë përmes gojës.
“Psherëtima ciklike është një mënyrë mjaft e shpejtë për të qetësuar veten”, tha për CNN David Spiegel, një autor studimi dhe drejtor i Qendrës për Stresin.
“Shumë njerëz mund ta bëjnë këtë rreth tre herë radhazi dhe të shohin lehtësim të menjëhershëm nga ndjenjat ankthi dhe stresi.”
Provoni relaksim progresiv të muskujve!
Relaksimi progresiv i muskujve është një teknikë shumë efektive e relaksimit mendje-trup që mund të bëhet kudo, ku mund të uleni ose shtriheni për më pak se pesë minuta. Me tendosjen sistematike aktive dhe më pas relaksimin e muskujve, PMR është një teknikë tjetër që është e mirë për njerëzit që kanë nevojë për pak ndihmë duke u fokusuar në ushtrimet meditative të frymëmarrjes.
Praktikoni mirënjohjen!
Edhe gjatë vështirësive, praktikimi i mirënjohjes mund të reduktojë stresin dhe të përmirësojë gjendjen shpirtërore, sipas studimeve. Dhe kjo mund të bëhet në shumë mënyra, si prsh duke mbajtur një ditar mirënjohjeje në të cilin shënoni disa gjëra çdo natë para gjumit, ose një album fotografish në telefonin tuaj. Fotot mund të jenë të çdo gjëje, duke përfshirë të dashurit, arritjet, ose shkëmbime tekstesh kuptimplotë. Provoni t’i shikoni ato gjatë momenteve stresuese në vend që të kaloni në fund ose të krahasoni jetën tuaj me ato të të tjerëve.
“Stresi ngushton fokusin tonë”, tha Choi, duke bllokuar ndërgjegjësimin për çdo gjë të mirë në jetë.
Por kur ndihemi më pak të stresuar, ne jemi në gjendje të zgjerojmë pikëpamjen tonë për të vërejtur momente pozitive dhe mundësi të ndryshme rreth nesh”, përfundoi ai.
Beniada Nishani kujton emigrimin në Itali: Kemi rrezikuar jetën!
Modelja e njohur Beniada Nishan ka folur për herë të parë emigrimin në Itali vitet ’90, së bashku me nënën e saj drejt vendit ku qëndronte i ati.
Beniada ka treguar se është larguar nga Durrësi në moshën 3-vjeçare, ku së bashku me nënën e saj kanë hipur në skaf i cili dërgonte emigrantë drejt Italisë. Po ashtu ajo tregon se si një moment skafi është përplasur me shkëmbin, duke rrezikuar pasagjerët që ndodheshin në të.
“U nisëm vetëm me një shishe ujë dhe një panine, sepse ishim shumë njerëz dhe anija nuk duhet të kishte peshë të madhe. Kujtoj zhurmën e policisë, helikopterin, bëheshin shumë kontrolle kur arritëm në Itali. Mbaj mend që skafi u përplas me një shkëmb. Kur erdhëm në Itali na priti babi, që na kishte përgatitur të gjitha gjërat për mua dhe për mamin. Fillimi ishte i vështirë.
Prindërit e kanë vuajtur më shumë pjesën e emigrimit. Unë si fëmijë kam vetëm kujtime të bukura. Babi punonte gjithë ditën, bënte dy orë rrugë. Po kam kujtime të bukura. Kur mami me babin ishte në punë, vinte nëna. Ose rrija me gratë e lagjes, luanim me letra. Jam rritur me gjyshen, tezen, në një fis të madh”, ka treguar modelja.
Historia e jetës reale që frymëzoi kandidatin për Oscar!
Nga JULIE MILLER/ VANITYFAIR
Është një histori që edhe pas 51 vitesh, ende mahnit. Në vitin 1972, një aeroplan me 45 persona u rrëzua në malet e Andeve. Furnizimet ishin të pakta dhe kushtet po ashtu, aq sa të mbijetuarit u detyruar të hanin mishin e pasagjerëve të rënë, një kthesë e zymtë që do të rrëfehej, nga Juan Antonio Bayona, kandidat për Oscar.
“Nuk kisha asnjë dyshim. Kjo është e vetmja rrugëdalje”, kujtoi Nando Parrado, një i mbijetuar, nëna, motra dhe shoqja më e mirë e të cilit vdiqën si pasojë e përplasjes. Parrado ishte pjesë e ekipit që ishin në bordin e avionit. Duke folur për The Guardian përpara publikimit të Society of the Snow, ai shpjegoi se grupi nuk e mori vendimin e tyre lehtë.
Ata po hanin borë për të qëndruar të hidratuar, duke jetuar jashtë trupit të avionit dhe ishin të dëshpëruar, ndërsa rezervat e tyre të ushqimit po pakësoheshin. Disa madje kishin provuar të hanin lëkurë. Ata kishin arritur të gjenin një radio tranzistor që funksiononte në rrënojat, dhe pasi dëgjuan se misioni i shpëtimit për aeroplanin e tyre ishte ndërprerë, të mbijetuarit iu drejtuan opsionin të fundit të jetesës. “Të gjithë në atë situatë, do të kishin arritur në të njëjtin vendim,” tha Parrado për The Guardian .
Parrado ka qenë një nga disa të mbijetuar që ka folur në mbështetje të filmit spanjoll, i cili është përzgjedhur në listën për filmin më të mirë ndërkombëtar në Academy Aëards 2024 që po transmetohet në Netflix.
Adaptimi i fundit filmik i madh i katastrofës ishte “Alive” i vitit 1993. Bazuar në librin e Pablo Vierci Society of the Snoë, filmi i Bayona u realizua si një homazh për ata që i mbijetuan ngjarjes shkatërruese dhe atyre që nuk i mbijetuan.
Bayona për Vanity Fair tha: “Ne planifikuam ta xhironim historinë pothuajse si një dokumentar. Ne përgatitëm aktorët, u dhamë të gjithë informacionin, provuam skenarin për gati dy muaj dhe ata kaluan 72 ditë në male. Ne morëm kohë për të kaluar të gjitha momentet e rëndësishme. Ne ishim gati me kamerat tona sikur të xhironim një dokumentar për ta kapur atë”.
Regjisori gjithashtu e mbajti kastin në një dietë të mbikëqyrur nga mjekësia dhe e filmoi kohën e tyre në male në mënyrë kronologjike, në mënyrë që aktorët të mund të rritnin flokët e tyre dhe të dobësoheshin.
“Ne vërtet donim të ishim shumë afër realitetit”, thekson Bayona.
Një tjetër i mbijetuar i përplasjes, Gustavo Zerbino tregon se rijetimi i përvojës e bëri atë të ndihej si në ujë të valë.
“Për fat të mirë, kjo ndjenjë përfundoi në dy orë e gjysmë,” shtoi ai.
Të gjithë të mbijetuarit e jetës reale treguan më parë historitë e tyre në dokumentarin e Gonzalo Arijón Stranded, në SHBA në vitin 2008. Duke rrëfyer përplasjen që një i mbijetuar e quajti makthi më i keq, ata e përshkruan atë si diçka që asnjë kafshë është në gjendje ta bëjë në rrethana normale. Megjithatë, jo të gjithë të mbijetuarit besojnë se ajo që ata iu drejtuan ishte kanibalizëm.
“Kanibalizëm është kur vret dikë, kështu që teknikisht kjo është ajo që njihet si antropofagji”, tha Roberto Canessa për National Geographic në 2016.
Një student i mjekësisë në kohën e përplasjes, Canessa tha se ai kujdesej për njerëzit e plagosur dhe ishte gjithashtu përgjegjës për bartjen e trupave të pajetë. Që kur i mbijetoi fatkeqësisë, Canessa është bërë një kardiologe e njohur dhe ka folur qartë për situatën.
Ne duhej t’i hanim këta trupa të vdekur dhe kaq ishte. Mishi kishte proteina dhe yndyrë, për të cilën na duhej, si mishi i lopës. Unë gjithashtu isha mësuar me procedurat mjekësore, kështu që ishte më e lehtë për mua të bëja prerjen e parë. Vendimi për ta pranuar atë intelektualisht është vetëm një hap, megjithëse. Hapi tjetër është ta bëni atë në të vërtetë. Dhe kjo ishte shumë e vështirë. Goja juaj nuk dëshiron të hapet sepse ndjeheni kaq të mjerë dhe të trishtuar për atë që duhet të bëni. Por atëherë mendova, nëse do të vritesha do të ndihesha krenar që trupi im mund të përdoret për të tjerët për të mbijetuar. Ndjej se ndava një pjesë të miqve të mi jo vetëm materialisht por shpirtërisht, sepse vullneti i tyre për të jetuar na u transmetua përmes mishit të tyre. Ne bëmë një pakt që, nëse do të vdisnim do të ishim të lumtur t’i vendosnim trupat tanë në shërbim të pjesës tjetër të ekipit.
Bayona ka këmbëngulur që në filmin e tij, si në librin në të cilin bazohet, “Kanibalizmi është një temë mjaft sekondare”. Duke folur për The Ërap ai tha: Ka një ide tjetër që është në krye të kësaj, që është humanizmi ekstrem dhe lidhja e krijuar mes grupit. Pra, sigurisht, filmi përfshin kanibalizmin, por ai është i kthyer përmbys dhe dytësor ndaj dashurisë, miqësisë në histori.
Canessa dhe Parrado përfundimisht u larguan nga vendi i përplasjes në përpjekje për të gjetur ndihmë. Me racione të pakta ushqimi dhe një çantë gjumi të bërë vetë, të ndërtuar nga jastëkët e avionit, ata ecën më shumë se 35 milje mbi majat e larta në 10 ditë. Parrado i drejtoi shpëtimtarët të ktheheshin në vendin e rrëzimit me helikopter dhe të mbijetuarit u dërguan në një spital në Santiago vetëm një pak ditë para Krishtlindjeve. Disa ishin tkurrur në gjysmën e peshës së tyre para përplasjes, disa u trajtuan për dehidrim, kocka të thyera, kequshqyerje.
Mjekët dhe infermierët transportojnë dy të mbijetuar nga përplasja e avionit në infermierinë në Regjimentin Colchague pas shpëtimit të tyre. Dy burra ecën për dhjetë ditë jashtë shkretëtirës së Andeve për të njoftuar autoritetet se 14 nga pasagjerët e tyre ishin ende gjallë dhe jetonin në rrënojat e mbuluara. Një helikopter u dërgua në vendngjarje dhe shpëtoi gjashtë nga të mbijetuarit përpara se moti i keq të pengonte një fluturim kthimi.
“Ne bëmë gjëra që në rrethana të tjera mund të dukeshin makabre”, tha 24-vjeçari José Luis Inciarte.
“Ishin gjëra të papërshkrueshme që nuk mund të thuheshin kurrë. Megjithatë, ajo që bëmë ishte vërtet e krishterë”.
Revista e njohur Vanity Fair ka publikuar listën e plotë të fituesve të Golden Globes 2024, në lidhje filmat më të mirë. Poor Things ka fituar dy çmime kryesore, duke përfshirë komedinë më të mirë të filmit dhe një çmim për aktoren më të mirë për yllin Emma Stone. The Holdovers shënuan dy fitore në aktrim për yjet Paul Giamatti dhe Da’Vine Joy Randolph. Dhe ndoshta fituesi i dyfishtë më befasues i mbrëmjes ishte Anatomy of a Fall, filmi francez që fitoi për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, si dhe skenarin më të mirë për regjisoren Justine Triet dhe partnerin dhe bashkëshortin e saj në shkrim, Arthur Harrari.
Filmi më i mirë, Dramë:
FITUES: Oppenheimer
- Anatomy of a Fall
- Killers of the Flower Moon
- Maestro
- Past Lives
- The Zone of Interest
Filmi më i mirë, Muzikal ose Komedi:
FITUESI:
- Air
- American Fiction
- Barbie
- The Holdovers
- May December
Filmi më i mirë, i animuar:
FITUES:
- The Boy and the Heron
- Elemental
- Spider-Man: Across the Spider-Verse
- The Super Mario Bros. Movie
- Suzume
- Wish
Arritje kinematografike:
Fituesi:
- Barbie
- Guardians of the Galaxy Vol. 3
- John Ëick: Chapter 4
- Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One
- Oppenheimer
- Spider-Man: Across the Spider-Verse
- The Super Mario Bros. Movie
- Taylor Swift: The Eras Tour
Filmi më i mirë, Gjuhë jo-Angleze
FITUES:
- Anatomy of a Fall
- Fallen Leaves
- Io Capitano
- Past Lives
- Society of the Snow
- The Zone of Interest
Performanca më e mirë nga një aktore femër në një film, Dramë:
FITUES:
- Lily Gladstone, Killers of the Flower Moon
- Annette Bening, Nyad
- Sandra Hüller, Anatomy of a Fall
- Greta Lee, Past Lives
- Carey Mulligan, Maestro
- Cailee Spaeny, Priscilla
Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një film, Dramë:
FITUES:
- Cillian Murphy, Oppenheimer
- Bradley Cooper, Maestro
- Leonardo DiCaprio, Killers of the Flower Moon
- Colman Domingo, Rustin
- Barry Keoghan, Saltburn
- Andreë Scott, All of Us Strangers
Performanca më e mirë nga një aktore femër në një film, Muzikal ose Komedi:
FITUES:
- Emma Stone, Poor Things
- Fantasia Barrino, The Color Purple
- Jennifer Laërence, No Hard Feelings
- Natalie Portman, May December
- Alma Pöysti, Fallen Leaves
- Margot Robbie, Barbie
Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një film, Muzikal ose Komedi:
FITUES:
- Paul Giamatti, The Holdovers
- Nicolas Cage, Dream Scenario
- Timothée Chalamet, Wonka
- Matt Damon, Air
- Joaquin Phoenix, Beau Is Afraid
- Jeffrey Wright, American Fiction
Performanca më e mirë nga një aktore femër në një rol dytësor në çdo film:
FITUES:
- Da’Vine Joy Randolph, The Holdovers
- Emily Blunt, Oppenheimer
- Danielle Brooks, The Color Purple
- Jodie Foster, Nyad
- Julianne Moore, May December
- Rosamund Pike, Saltburn
Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një rol dytësor në çdo film:
FITUES:
- Robert Downey Jr., Oppenheimer
- Willem Dafoe, Poor Things
- Robert De Niro, Killers of the Flower Moon
- Paul Mescal and Andreë Scott Test How Well They Know Each Other
Regjisori më i mirë:
FITUES:
- Christopher Nolan, Oppenheimer
- Bradley Cooper, Maestro
- Greta Gerëig, Barbie
- Yorgos Lanthimos, Poor Things
- Martin Scorsese, Killers of the Flower Moon
- Celine Song, Past Lives
Skenari më i mirë:
- Justine Triet and Arthur Harari, Anatomy of a Fall
- Greta Gerwig and Noah Baumbach, Barbie
- Tony McNamara, Poor Things
- Christopher Nolan, Oppenheimer
- Eric Roth and Martin Scorsese, Killers of the Flower Moon
- Celine Song, Past Lives