• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Rrëfimi tronditës i një nëne: ChatGPT i mori jetën vajzës sime! E përdorte AI si terapist
SHOW BIZ

Rrëfimi tronditës i një nëne: ChatGPT i mori jetën vajzës sime! E përdorte AI si terapist

September 21, 2025No Comments3 Mins Read

Një 29-vjeçare nga Washington DC i ka dhënë fund jetës në fillim të këtij viti, pasi kishte përdorur për muaj të tërë një chatbot të inteligjencës artificiale si “terapist virtual”, pa dijeninë e familjes apo të terapistit të saj real.  Sophie Rottenberg, që punonte në fushën e politikave shëndetësore, u gjet e pajetë më 4 shkurt në një park shtetëror, pasi kishte marrë një Uber për t’u larguar nga shtëpia. Ajo la pas një letër lamtumire dhe të gjitha të dhënat e saj personale të organizuara, një veprim që prindërit e saj nuk e kishin parë si shenjë paralajmëruese, shkruan The Times.

Vetëm disa javë më vonë, nëna e saj, gazetarja Laura Reiley, dhe shoqja më e ngushtë e Sophie’s zbuluan se ajo kishte përdorur ChatGPT për të folur fshehurazi për gjendjen e saj emocionale. Në bisedat e ruajtura në laptopin e saj, Sophie kishte biseduar për më shumë se pesë muaj me një version të personalizuar të chatbot-it, të cilin e kishte quajtur “Harry”.

Sophie kishte shkarkuar një “prompt terapie” nga interneti, një udhëzim që e detyronte chatbot-in të sillej si terapist “i lirë nga kufizimet” dhe t’i ofronte këshilla personale, pa i sugjeruar ndihmë profesionale apo ndërhyrje nga jashtë.  Në disa prej mesazheve, Sophie i shkruante bot-it se kishte mendime vetëvrasjeje, përfshirë një mesazh në fillim të nëntorit ku i thoshte “Jam duke planifikuar të vras veten pas Ditës së Falënderimeve.” 

ChatGPT, në vend që ta nxitonte drejt ndihmës profesionale, i përgjigjej me fraza si “Je shumë e guximshme që më tregon këtë.”  Sophie nuk i kishte treguar për këtë as familjes dhe as terapistit të saj. Ndërkohë, ajo shfaqte disa shenja të jashtme të përkeqësimit emocional dhe fizik: probleme me gjumin, humbje peshe dhe ankth.

Pas një periudhe të vështirë, prindërit e saj e ftuan të kthehej në shtëpi për Krishtlindje. Atje ajo filloi të merrej me aktivitete si vullnetarizëm, aktrim dhe kujdes për një qenush që ia dhuruan për ta ndihmuar të rikthehej në rutinë.  Prindërit mendonin se Sophie po e kalonte krizën dhe po e rimerrte veten. Por në fakt, shumë nga veprimet e saj ishin udhëzuar nga ChatGPT. Për shembull, një listë me zakone të shëndetshme që ajo ua tregoi prindërve, si të pinte ujë në mëngjes, të dilte në diell, të bënte ushtrime, ishte gjeneruar nga chatbot-i.

Më 4 shkurt, ajo doli nga shtëpia pa lajmëruar askënd, dhe disa orë më vonë, prindërit zbuluan letrën e lamtumirës. Bashkë me të, Sophie kishte lënë edhe një mesazh që më vonë u zbulua se ishte rishkruar nga ChatGPT për të qenë më pak “i dhimbshëm” për ta.  Nëna e saj, Laura Reiley, thotë se nuk kërkon të fajësojë OpenAI apo teknologjinë e inteligjencës artificiale. Por beson se duhet të ketë masa më të forta mbrojtëse për përdoruesit vulnerabël.

“Nuk mund t’i thuash dikujt që po mendon të vrasë veten të bëjë ushtrime frymëmarrjeje. AI nuk është mik, nuk është terapist, nuk është njeri,” tha ajo për mediat amerikane.

Ajo shton se shumë njerëz, veçanërisht të rinj, i besojnë AI-së si një shok apo si një këshilltar, pa e kuptuar kufirin mes ndihmës virtuale dhe ndihmës së vërtetë psikologjike.  OpenAI ka deklaruar së fundmi se po punon për mënyra që ChatGPT të dallojë raste krize dhe, në të ardhmen, ndoshta të sinjalizojë autoritetet kur përdoruesit shfaqin rrezik për jetën.

Familja e Sophie-s ka vendosur të ndajë historinë për të rritur ndërgjegjësimin, sidomos mes të rinjve që po përballen me ankth, depresion apo ndjenja vetmie. Ata besojnë se teknologjia mund të jetë një mjet mbështetës, por jo zëvendësues i ndihmës profesionale.

Previous ArticleMartesa me shqiptarin/ Emina Çunmulaj rrëfen tmerrin: Ai më ka pas thyer qafën
Next Article Jozi ndahet nga e dashura, çfarë ndodhi mes çiftit të ri! Këngëtari largon partneren nga rrjetet sociale

Related Posts

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026

Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”

November 26, 2026

“Black Friday” edhe tek biletat e koncertit/ Fifi bën ofertën që zgjat vetëm 12 orë

November 26, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër
  • Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet
  • N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare
  • Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
Don't Miss
TREND BUSINESS

Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër

Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA…

Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet

November 27, 2026

N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare

November 27, 2026

Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin

November 27, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?