• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh

September 3, 2026

Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra

September 3, 2026

Vëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez

September 3, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Njeriu më i keq që kam njohur ndonjëherë” regjisori trondit me deklaratat kundër aktorit të ndjerë
SHOW BIZ

“Njeriu më i keq që kam njohur ndonjëherë” regjisori trondit me deklaratat kundër aktorit të ndjerë

June 2, 2026No Comments2 Mins Read

Regjisori amerikan Adam Marcus ka shkaktuar reagime të forta pasi kritikoi publikisht aktorin e ndjerë Val Kilmer, më shumë se një vit pas vdekjes së tij.

Më 31 maj, Marcus kujtoi përvojën e tij gjatë xhirimeve të filmit aksion Conspiracy (2008), ku Kilmer luante rolin kryesor të William “Spooky” MacPherson, një veteran i luftës në Irak që zbulon një komplot korporativ në Arizona.

Në një postim në rrjetin social Threads, Marcus publikoi një foto nga seti i filmit dhe shkroi me ironi: “Ja unë dhe ai tipi që luajti Iceman dhe Doc Holliday, duke diskutuar në setin e Conspiracy. Po, kjo ndodhi.”

Regjisori nuk u ndal me kaq. Duke parashikuar kritikat për faktin se po fliste negativisht për një person të ndjerë, ai deklaroi: “Harrojeni atë historinë ‘mos fol keq për të vdekurit’. Nëse ky njeri do të kishte bërë sot vetëm një të dhjetën e asaj që bëri në setin tim, do të ishte anuluar menjëherë.”

Marcus e përshkroi Kilmer si “qenien më të keqe njerëzore që kam njohur ndonjëherë”, duke shtuar se kjo ishte një deklaratë me peshë. Postimet e tij u fshinë më vonë. Komentet e Marcus rikthyen në vëmendje debatet e hershme mbi reputacionin e Kilmer në Hollywood. Gjatë viteve, disa regjisorë kanë folur publikisht për vështirësitë e bashkëpunimit me aktorin.

Regjisori Joel Schumacher, i cili punoi me Kilmer në filmin Batman Forever (1995), e kishte përshkruar atë si “fëmijëror dhe të pamundur për t’u menaxhuar”, ndërsa John Frankenheimer deklaroi se nuk do të punonte më kurrë me të pas filmit The Island of Dr. Moreau.

Vetë Kilmer iu përgjigj këtyre kritikave në një intervistë për Rolling Stone në vitin 2003, duke pranuar se kishte qenë i pakujdesshëm në mënyrën se si e kishte trajtuar punën e tij, por duke këmbëngulur se shumë prej akuzave ishin të ekzagjeruara.

Në dokumentarin autobiografik Val (2021), aktori reflektoi mbi sjelljen e tij gjatë karrierës: “Jam sjellë keq. Jam sjellë me guxim. Jam sjellë çuditshëm për disa njerëz. Nuk e mohoj asnjërën prej këtyre dhe nuk kam pendesa.”

Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në filmat Top Gun, Tombstone dhe Batman Forever, ndërroi jetë më 1 prill 2025 nga pneumonia.

Previous ArticleDy javë para finales së Ferma VIP, një konkurrent përjashtohet nga gara
Next Article “Kam pasur gjithmonë lidhje të gabuara”, Big Mama si asnjëherë më parë: Kanë dashur të më shfrytëzojnë

Related Posts

FOTO/ E lidhën me Bora Zemanin për “5 vitet e përndjekjes”, reagon Beatrix Ramosaj

September 3, 2026

Kylie Jenner rrëfen pendesën për një nga blerjet e saj më të mëdha: “E humba kontrollin e jetës sime”

September 3, 2026

Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës!

September 2, 2026

Mes emocioneve dhe lotëve, këngëtarja e famshme përfundon turneun dhe tërhiqet nga jeta publike

September 2, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh
  • Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra
  • Vëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez
  • FOTO/ E lidhën me Bora Zemanin për “5 vitet e përndjekjes”, reagon Beatrix Ramosaj
  • Kylie Jenner rrëfen pendesën për një nga blerjet e saj më të mëdha: “E humba kontrollin e jetës sime”
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Xhinset tuaja do të duken shumë më interesante me këto 5 modele këpucësh

Xhinset janë padyshim një nga pjesët më të lehta për t’u kombinuar, por pikërisht për…

Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra

September 3, 2026

Vëmendje: Çizmet që do të shohim kudo këtë vjeshtë sapo i zgjodhi Selena Gomez

September 3, 2026

FOTO/ E lidhën me Bora Zemanin për “5 vitet e përndjekjes”, reagon Beatrix Ramosaj

September 3, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?