Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Restoranti më i mirë në botë ndodhet në Peru, dhe në fakt kryeqyteti Lima ka arritur të kapë plot katër vende në listën e 50 restoranteve më të mira për vitin 2023. Për shumë nuk është surprizë, kulinaria peruviane është vlerësuar prej vitesh tashmë dhe është përfaqësuar me dinjitet nga restoranti “Central”, i drejtuar nga Virgilio Martinez dhe Pía Léon. Menyja i ofron klientëve shije nga 15 ekosisteme peruviane, duke nisur me ushqime që vijnë nga 15 metra nën Oqeanin Paqësor e deri në 4,200 në malet e Andeve. Çmimet, një ngjarje e konsideruar si Oscar për kulinarinë e bukur…
Supermodelja Kendall Jenner është shprehur se ndihet sikur nuk i përket familjes së saj. Në një intervistë për WSJ 27-vjeçarja u shpreh se ka lindur në një jetë që nuk e ka zgjedhur. Siç shpjegoi Jenner, për aq kohë sa mban mend, ajo është ndjerë e shkëputur nga pjesa tjetër e familjes së saj. “Unë nuk jam e shqetësuar për këtë, në asnjë mënyrë. Unë e bëj dhe kam mësuar si ta bëj këtë”, tha ajo. Nga ana tjetër, Kendall Jenner pohon se asaj iu deshën 20 vite që të mësohej të ishte në qendër të vëmendjes. “M’u deshën pothuajse…
Para pak javësh artisti Shpat Deda realizoi për fansat e tij koncertin recital në Tiranë. Në intervistën e dhënë pikërisht për këtë aktivitet, këngëtari zgjodhi që fliste pak më shumë për veten, familjen, fëmijërinë, pasionet etj. ”Janë kujtime ëmbël dhe thartë. Ajo që unë kam imagjinuar është kur kam qenë në universitet në 2007 kur fillova të bëj këngët dhe fillova të mendoj që ndoshta mundem të jem këngëtar dhe kur isha duke mësuar që kisha ato pushimet e vogla ndërmjet, ulesha mbyllja sytë dhe imagjinoja veten në Top Select. Kjo mua më ka ndodhur”. është shprehur ai.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pak ditë më parë në Toskana të Italisë. Edhe pse dasma është përfolur prej muajsh në media, nga ceremonia kanë dalë pak detaje dhe foto. Pas dasmës çifti është duke pushuar sërish në Itali, duke udhëtuar në vende të ndryshme e duke shijuar bukuritë natyrore. Mesa duket moderatorja ka zgjedhur që muajin e tyre të mjaltit ta kalojnë nëLago Montagnoli a Madonna di Campiglio. “E pabesueshme”, ka shkruar ajo në një nga fotot e publikuar në Instastory duke theksuar pamjen përrallore.
Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. Vetëm pak më parë Don Xhoni ka postuar një video teksa ka treguar se ndodhej në një qendër shëndetësore, pasi kishte marrë disa plagë të lehta në trupin e tij. Kjo për shkak se kishte pësuar një aksident me motorin e tije këtë na e ka treguar me një video teksa nuk ka nguruar që për këtë ka ”fajësuar” ndjekësit e tij
Regjisori Eduart Grishaj si rrallë herë ka folur për familjen e tij, I ftuar në ‘E Diell’, Grishaj ka folur për jetën e nënës dhe babës së tij, rrethanat që ata janë njohur, por edhe për motrën e vëllanë. Ai shprehet se i ati ka lindur në burg, më pas doli nga burgu, dhe kur ishte i ri u largua nga Grishaj dhe shkoi të punonte në Mamurras, Fushë-Krujë, aty ku u takua dhe me gruan e tij të ardhshme. ”Jeta e çoi të punonte në Mamurras, Fushë-Krujë dhe punonte tek stacionet e trenave në atë kohë. U martua me…
Që prej daljes së Luizit dhe Kiarës nga shtëpia e “BBV”, aludimet për marrëdhënien e tyre dhe me familjarët nuk kanë munguar. Fansat nuk kanë rreshtur së pyeturi Luizin lidhur me raportin që partnerja e tij Kiara ka me nënën e tij. Dyshimet e fansave lindën që prej faktit se nëna e këngëtarit mungoi në dasmën publike të dyshes. Ishte Luizi ai që publikoi një foto me motrën dhe kunatin dhe nuk la pa “sqaruar” dhe marrëdhënien e Kiarës me vjehrrën. Mënyra që zgjodhi ta bënte këtë ishte sigurisht që me këngë. “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i…
Albumi i fundit i Ed Sheeran “Subtract” është bërë më i shituri i vitit pas vetëm katër ditësh. Këngëtari 32-vjeçar publikoi albumin të premten dhe deri në fund të së hënës ka shitur 56,071 kopje. Kjo do të thotë se ka tejkaluar pjesën tjetër të 25 albumeve më të mirë, të cilët shitën një total prej 54,844 kopjesh në atë periudhë. Albumi i mëparshëm më i shitur më shpejt i këtij viti ishte Did You Know That There’s A Tunnel Under Ocean Blvd nga Lana Del Rey. Të premten, Ed tha se ndihet “më i lehtë” tani që albumi i…
Çmimet BET 2023 do të dyfishohen si një festë që feston 50 vjetorin e hip-hop-it, me dhjetëra interpretues që do të ngjiten në skenë në Los Angelos. Formacioni përfshin interpretues nga i gjithë vendi, duke nxjerrë në pah më të mirat e zhanrit. 69 Boyz, Big Daddy Kane, Chief Keef, DJ Unk, E-40, Fast Life Yungstaz & Easton (F.L.Y.), Fat Joe, Ja Rule, Kid ‘N Play, MC Lyte, Percy “Master P” Miller, Remy Ma, Soulja Boy, The Sugarhill Gang, Trick Daddy, Trina, Tyga, Uncle Luke, Warren G, Ying Yang Twins dhe Yo-Yo do të performojnë të gjithë. Edhe Lil Uzi…
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e lindur në SHBA dhe tashmë prej vitesh ushtron karrierën përtej oqeanit. Emina Cunmulaj vazhdon të mos e harrojë origjinën e saj shqiptare, duke qenë edhe një nga mbështetëset e mëdha të shqiptarëve. Por, kësaj here Çunmulaj rrëfeu vështirësitë me të cilat është përballur në jetë, derisa plotësoi ëndrrën e saj për të qenë një modele e njohur në mbarë botën. Çunmulaj tha se vështirësitë kanë qenë të shumta, nga përballja me mentalitetin në fshatin ku jetonte në Malin e Zi deri në moshën 15-vjeçare, e deri vështirësitë financiare që ka hasur kur ka shkuar në…