Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga BBV se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri. Ata janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Por më pas ata e mohuan këtë gjë dhe u shprehën se nuk ka asgjë mes tyre dhe se janë vetëm miq dhe kolegë. Ditën e sotme Kristi ka zhvilluar një “Ask” me ndjekësit e tij dhe ndalet edhe tek kjo çështje. Njëra nga fanset i shpreh Kristit mërzinë për faktin se mes dyshes nuk ka lindur një romancë, e nga ana tjetër Kristi i shpreh keqardhjen…
Deamishel është personazhi që ende ngjall reagime dhe kuriozitet nga publiku edhe pas daljes nga BBV. Në një intervistë ajo ka folur mbi këtë eksperiencë për të cilën shprehet se e ka pjekur karakterialisht. “Jam pjekur, kam qenë pak më e papjekur. Është bukur jeta kur je e papjekur, nuk mendon shumë. vepron ashtu si të vjen. Tani jam më e matur. Ishte shumë sfiduese si eksperiencë” Ajo kundërshtoi të kishte një partner në krah por nga ana tjetër u shpreh se do ta donte një të tillë: Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh).…
Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Don Xhoni ka paralajmëruar këngën e tij të re duke postuar një pjesë të saj në rrjete sociale. Por arriti të merrte vëmendjen e të gjithëve pasi në klipin e këngës është shfaqur ish e dashura e tij Ariana Lirey. Ajo shfaqet e veshur si nuse dhe ka habitur të gjithë ndjekësit pasi mesa duket të dy janë pajtuar pas shumë ‘thumbimeve’ në rrjete sociale dhe mund të jenë rikthyer bashkë.
Një incident i papritur i ka ndodhur Taylor Swift në koncertin e saj, në Çikago. Këngëtarja e famshme gëlltiti një insekt gjatë performancës së saj. Në një video të realizuar nga një prej dhjetëra mijëra shikuesve, Taylor Swift shihet duke ndalur këngën dhe duke kollitur. “Kam gëlltitur një insekt. Kërkoj falje”, ka thënë këngëtarja. Pastaj ajo pyeti publikun: “Zoti im, a e pa ndonjë nga ju çfarë ndodhi?”. Duke vazhduar përpjekjen e saj për të përballuar me qetësi atë që i ndodhi, këngëtarja më pas tha “Në rregull, e kam gëlltitur”.
Princesha e Britanisë Eugene është bërë nënë për herë të dytë. Vajza e vogël e Princit Andrew ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka quajtur Ernest George Ronnie Brooksbank. Lajmin e ëmbël e ka publikuar vetë ajo, përmes një postimi në Instagram. Princesha ka zbuluar se ka lindur më 30 maj dhe se djali peshonte 3.22 kilogramë. “Ai u emërua pas stërgjyshit të tij George, gjyshit tim George dhe gjyshit tim Ronald. August tashmë i pëlqen të jetë një vëlla i madh”, ka shkruar Princesha Eugene.
Disa ditë më parë u bë me dije se aktori i mirënjohur Al Pacino është në pritje të fëmijës së tij të 4, me të dashurën 29-vjeçare, Noor Alfallah. Por, sipas mediave të huaja thuhet se 83-vjeçari pasi mori vesh lajmin partnerja e tij është shtatzënë, fillimisht dyshoi për atësinë. Thuhet se i ka kërkuar asaj një test AND për të konfirmuar se fëmija është i tij. Kjo kërkesë e aktorit legjendar, është plotësuar menjëherë nga 29-vjeçarja duke vërtetuar se është vërtet fëmija i Al Pacinos.
Kylie Jenner është parë teksa në vilën luksoze të aktorit të njohur, Timothee Chalamet. Paparacët kanë fotografuar çiftin duke shijuar momente në oborr dhe ka të gjitha mundësitë që bukuroshja 25-vjeçare të ketë nisur një romancë të re. Muajin e kaluar, revista “Us Weekly” raportoi se çifti flasin pothuajse çdo ditë, qoftë në telefon, apo me mesazhe. “Ata kanë shumë komunikim argëtues dhe flirtojnë shumë, dhe Kylie ka gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e saj për shkak të tij. Marrëdhënia nuk është serioze megjithatë, por asaj i pëlqen të shoqërohet me Timothy dhe dëshiron të shohë se ku i çon…
Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë dy nga banorët më të përfolur dhe më të dashur të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”. Përflitet se dyshja do të jenë pjesë e një projekti kinematografik duke i bërë fansat me padurim të mësojnë më shumë detaje. Duket se këto nuk janë thjesht thashetheme pasi vetë dyshja ka vërtetuar këto zëra nëpërmjet një fotoje të publikuar. Luizi dhe Olta shihen të afërt teksa të dy bisedojnë dhe lexojnë disa fleta që mbajnë në duar. Mesa duket të dy po përgatiten për xhirime teksa shfletojnë në prapaskenë skenarin e roleve.
Bukuroshja Endi Demneri, ka “rrëmbyer” kurorën e më të bukurës. Ajo është kurorëzuar mbrëmjen e djeshme, gjatë një spektakli madhështor si “Miss Universe Albania 2023”. 24-vjeçarja është jo pak e njohur për botën e modelingut edhe pse ka diplomuar për Art Design. Bukuroshjado të përfaqësojë Shqiperinë dhe Kosovën në konkursin botëror të Miss Universe World.
Aktori Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare. Partnerja e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah, është në pritje të ëmbël dhe është në muajin e 8-të të shtatzënisë. Sipas asaj që thuhet, ylli i kinematografisë është në një lidhje me 29-vjeçaren që nga prilli i vitit 2022. Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u fotografuan duke ngrënë darkë së bashku. Al Pacino ka 3 fëmijë me dy gra të ndryshme dhe pas një muaji do të bëhet sërish baba.