Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Stresi si të gjithë shqiptarët është duke ndjekur me vëmendje situatën në veri të Kosovës, e cila po bëhet gjithnjë e më alarmante. Reperi përmes një “InstaStory” ka bërë me dije se është i gatshëm që të shkojë dhe t’i ofrojë ndihmë shqiptarëve të Kosovës. “Le të vinë k*rvat se gati na kanë. I pari prej Tirane me shokë e me miq jemi për Kosovë. Besa-besë”, ka shkruar Stresi.
Shqiptarët ishin gjithë sy e veshë teksa dëshmuan martesën mes Kiarës dhe Luizit. Por së fundmi duket se edhe mbi atë ceremoni janë ndritur dyshime serioze. Sot po qarkullon dhe dokumenti i kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në një kompani për produksione televizive. Dokumenti rezulton 16 ditë pas martesës, pra më 22 maj 2023, dhe në të Luiz Ejlli figuron me gjendjen civile beqar. Kjo ngre edhe më shumë dyshimin se gjithçka mes çiftit mund te ketë qenë një lojë televizive.
Arbër Hajdari ka qenë opinionisti për dy edicione të Big Brother Vip. Në një intervistë ai ka treguar planet e afërta për të zgjeruar familjen, pasi dëshiron që të ketë shumë fëmijë. Ndër të tjera ai është shprehur se nuk e sheh veten pjesë të Big Brother Vip 3, duke shprehur se një opinionist nuk mund të jetë i përjetshëm pasi fillon dhe konsumohet. “Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë, dhe ti rri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se…
Dua Lipa di sesi të na bëjë krenar jo vetëm në muzikë por tashmë edhe në modë. Bashkë me firmën prestigjioze italiane Versace, këngëtarja me origjinë shqiptare ka dizajnuar koleksionin e veshjeve, të quajtur “La Vacanza”, ose “Pushimet”. Dua Lipa dhe Donatella Versace, nisën të punonin bashkë që në vitin 2018, pasi këngëtarja veshi një xhaketë Versace gjatë shfaqjes së saj në “Brit Award”. Koleksioni i Dua Lipës frymëzohet nga arkivat e Versace-s të vite ve 1990. Sipas CNN, ishte këngëtarja që i dërgoi fillimisht Donatella-s skicat e saj në tetor të vitit të kaluar. “Unë nuk di fare të…
Duket se grupi i famshëm Spice Girls, do të jenë sërish bashkë për një projekt, sepse Mel B e ka konfirmuar për The Sun. Ky do të jetë takimi i tyre i parë në 11 vitet e fundit, që nga performanca e tyre në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012. Victoria Beckham nuk donte të bashkohej me yjet e saj në turneun e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, duke thënë në atë kohë se ajo ishte shumë e zënë me markën e saj të veshjeve por tani duket se Victoria ka pranuar…
Edhe pas mbarimit të eksperiencës, sërish banorët e BBV janë në qendër të vëmendjes më së shumti për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin. Së fundmi, ka qenë Antoneta Koçi ajo e cila ka shprehur pakënaqësitë e saj për Kiara Titon. Në një intervistë ajo u shpreh se Kiara është një vajzë e mirë, po që ndonjëherë mund të tregohet shumë arrogante dhe mendjemadhe. Madje për të përforcuar këtë deklaratë të saj Antoneta ka sjellë dhe një shembull nga xhirimet në Big Brother, ku tha se me një pjesë të banorëve Kiara u soll sikur të ishin publik. “Kiara në thelb…
Aktorja shqiptare Almeda Abazi është riktheyer në Shqipëri për disa ditë për të qendruar sa më afër familjes dhe publikut. Në daljet e fundit televizive të saj modelja ka rrëfyer një histori mjaft të trishtë familjare. Ajo tregoi se babait të saj të ndjerë i duhej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithatë, aktorja sqaroi se ishte ajo e cila donte t’ja dhuronte, mirëpo i ati i kishte thënë që nuk do ja falte kurrë nëse merrte këtë vendim. “Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose…
Modelja e njohur kosovare Afrona Dika është përfolur jo pak për jetën e saj personale. Këto ditë bukuroshja po shijon pushimet në shtetin turk sëbashku me partnerin e saj. Duket se këto pushime kanë bërë që Afrona të ne prezantojë më në fund me partnerin e ri, privatësinë e të cilit e ka ruajtur deri tani me fanatizëm. Ajo ka ndarë si rrallëherë një foto me të njerin e saj të zemrës. Partneri i saj është biznesmen në Zvicër dhe quhet James Dyer Smith.
Kim Kardashian ka listuar tiparet që preferon tek një mashkull. Kështu Kim zbuloi tiparet themelore, si fizike ashtu edhe të personalitetit, që duhet të ketë një mashkull nëse dëshiron të ketë mundësinë të takohet me të. “Numri një, më mbro. Numri dy, lufto për mua. Numri tre, higjienë e mirë. Të ketë durim, i suksesshëm, mirëkuptues dhe “vërtet i lumtur për mua” janë gjithashtu tipare thelbësore të karakterit”, u shpreh ajo. Kim paralajmëroi se të tjera tipare do i zbulojë në episodet e radhës të show-t të saj.
Armaldo Kllogjeri duket se ende ngjall kuriozitet mbi jetën dhe karrierën e tij. Gjatë qëndrimit në BBV tenori humbi vendin e tij të punës në Teatrin e Operas dhe Baletit. Armaldo ka shpjeguar në një intervistë se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar. “Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më…