Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Kiara Tito duket se po shijon famën dhe vëmendjen e marrë nga pjesëmarrja e saj në BBV . Mesa duket pasojë e kësaj janë edhe angazhimet e shumta por edhe projektet e afërta në karrierë. Ashtu siç e kishte shprehur duket se moderatorja do të nisë një sidë të re televizive. Mësohet se ajo do të rikthehetnë Top Channel, aty ku pritet të prezantojë programin veror “Kepi i Tundimeve”. Mbetet për tu parë ky rrugëtim i ri për moderatoren teksa ajo nuk ka konfirmuar ende asgjë.
Gjendja shëndetësore e Celine Dion është rënduar dhe për këtë këngëtarja ka ndërmarrë një vendim drastik. Ajo ka anuluar të gjitha koncertet e saj në mungesë të stabilitetit të saj shëndetësor. Ikona e muzikës ka lajmëruar pak kohë më parë se është diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme neurologjike. Këngëtarja njoftoi fansat e saj për vendimi e ndërmarrë duke i kërkuar atyre falje të përzemërt. 55-vjeçarja tha se gjithçka do anulohet derisa të jetë në gjendje për t’u rikthyer në skenë. “Po punoj shumë për të rekuperuar forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur je…
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Lidhur me karrierën e tyre si aktor dhe personazhe aktiv në media bukuroshja Abazi ka deklaruar se shpeshherë nuk ka patur zgjedhje të lehta. Ajo ka treguar se partneri i saj turk Tolgahani është shumë xheloz dhe se asaj i është dashur të refuzojë dy projekte shumë të rëndësishme për hir të këtij problemi. “Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron…
Gjatë muajve të fundit Stresi ka qenë një kryefjalë në media pas eksperiencës dhe shpalljes si fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ribashkimit të tij pas më shumë se një dekade armiqësi me Noizy-n. Lidhur me këtë të fundit ai është shprehur se rrethanat kanë ndryshuar dhe se shkak i përçarjes janë bërë shpeshherë njerëzit që nuk i kanë dashur të mirën. ” Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në…
Legjenda e Rock n’ Roll-it gjeti vdekjen pasditen e 24 majit duke tronditur gjithë botën. Shkaku i kësaj fatkeqësie nuk u bë i ditur duke ngjallur kureshtjen e gjithë opinionit publik. Zbulohet se Tina Turner ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Zvicër. Ikona u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Küsnach afër Cyrihut pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar. Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada. Më 9 prill 2023, në ato që besohet se janë komentet…
Modelja e njohur Kejvina Kthella ka marrë një vendim lidhur me figurën e saj publike. Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, duke shprehur se synon ato të huajat. Kështu ish- banorja e BBV ka paralajmëruar se do ta shohim me projekte nga një anë tjetër e botës. “Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo…
Modelja dhe këngëtarja e njohur, Paris Hilton ka njoftuar vdekjen e qenit të saj. Ajo ka deklaruar se dhimbja për këtë ngjarje është e madhe teksa ai konsiderohej si pjesëtar i familjes dhe jo si një kafshë shtëpiake. “Sot, zemra ime thyhet ndërsa i them lamtumirë chihuahuas time të çmuar”, shkroi ajo në Twitter. Hilton tha se “për 23 vite të pabesueshme, ajo mbushi jetën e saj me kaq shumë dashuri, besnikëri dhe momente të paharrueshme”. “Nga shkëlqimi dhe magjepsja në momentet e qeta prapa skenave, ajo ishte gjithmonë aty, një top i vogël dashurie, që ndriçonte edhe ditët më…
Familja e këngëtarit të njohur Alban Kondi është bekuar me një tjetër pjestar. Këngëtari i njohur Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij, Eneida Zalli janë bërë zyrtarisht prindër për herë të dytë. Eneida Zalli ishte ajo që bëri me dije lajmin duke postuar një foto të bebushit menjëherë pas lindjes së tij. Në këtë njoftim është zbuluar gjithashtu edhe emri i tij, të cilin prindërit e kanë vendosur Blin Kondi. Alban Kondi dhe Eneida Zalli janë bashkë prej 15 vitesh, tashmë me dy fëmijë, Floranin dhe Blinin e sapolindur.
Pas fitores së “BBV Kosova” dhe pas bujës së madhe mediatike të bërë nga bashkëpunimet e fundit, duket se Stresi ka ende shumë për të thënë. Në një intervistë ai ka rrëfyer gjithçka për jetën e tij, ndërsa nga moderatorët është detyruar të gjejë “një zgjidhje” edhe për beqarinë e tij. I pyetur se me cilin personazh publik mund të martohej dhe me cilin nuk do mund të martohej kurrë, Stresi e ka një përgjigje të qartë. “Me Zhaklina Lekatarin kurrë. Këtë e di të sigurtë që me Zhaklinën jo”, tha ai duke marrë me sportivitet bisedën gjatë intervistës. …
Keanu Reeves fitoi një tjetër rekord me filmin “John Wick: Chapter 4”. Vlerësimet e fundit zbuluan se, filmi që pati premierën në Amerikë më 24 mars, fitoi plot 70 milionë euro. Projekti në fjalë solli 60 milionë euro të tjerë ndërkombëtarisht për një shifër globale prej 127 milionë euro në arkë. “John Wick” u shfaq për herë të parë në vitin 2014 dhe fitoi 13 milionë euro në fundjavën e hapjes.