Author: REVISTA TREND

Shqipëria ka kaluar për në finale e madhe të Eurovision 2023. Albina Kelmendi dhe familja e saj siguruan votat e nevojshme për fazën tjetër të spektaklit që këtë vit mbahet në Liverpul. Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj. Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-ët, nga 16 performanca në total. Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda. Ndërkohë nga nata e dytë finalistët e tjerë janë Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.…

Read More

Rrjete sociale keqpërdoren nga disa persona të cilët publikojnë lajme të rreme për të rritur ndjekës e angazhime në një llogari. Së fundmi në “TikTok” ka bërë xhiron një foto e Ronaldo Sharkës në të cilën shkruhej: “Vëllai jonë qosh i xhehnetit”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar ashpër edhe vetë ish-banori i “Big Brother VIP” ku shprehet se ata që shpikin gjëra të tilla janë “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”. “Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla,…

Read More

Luiz Ejlli fituesi i Big Brother Vip2 ka reaguar për herë të parë në Instagramin e tij pas daljes nga shtëpia e BBV. Luizi ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe mbështetur gjatë kësaj eksperience, teksa thotë se i ka ndryshuar jeta. “Si ju kam o çapaçula. Mu deshën 3 ditë të merrja veten para se të bëja këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar përzemërsisht një nga një secilin. Shpresoj që me këtë video të justifikoj veten sepse nuk e di se ç’keni parë nga unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju…

Read More

Aktori i njohur Robert De Niro është bërë për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë aktori i cili entuziast tha se është bërë baba për herë të shtatë, mirëpo s’ka dashur të zbulojë nënën e fëmijës së tij. “Sapo ka lindur fëmija im i shtatë”, tha aktori gjatë një interviste. Robert ka dy fëmijë më të mëdhenj me gruan e tij të parë Diahnne Abbott. Ish-çifti të cilët ishin të martuar nga viti 1976 deri në vitin 1988  janë prindër të Drenës, 51 vjeç, dhe Raphael, 46 vjeç. Me ish-partneren e…

Read More

Këngëtarja e famshme Sia ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Ajo u martua me Dan Bernard në një ceremoni private, në Villa Olivetta, me shumë pak të ftuar. Në fotot e siguruara nga “Page Six”, shihet nusja e veshur me fustan rozë të lehtë, të qendisur me dantella. Flokët e saj ishin stiluar në një model të ndërlikuar dhe ishin të lidhur me një vello të shkurtër. Bashkëshorti i këngëtares, e cila shfaqej me fytyrë të mbuluar në videoklipet e saj, kishte veshur një kostum blu të hapur me një kravatë dhe këpucë të zeza. Çifti ndau një puthje…

Read More

Kantautori kanadez është lodhur duke qenë “The Weeknd” dhe si pasojë e kësaj ka marrë një vendim. Abel Makkonen Tesfaye ka performuar me emrin skenik “The Weeknd” që nga viti 2009, ka fituar katër çmime Grammy dhe ka shitur mbi 75 milionë albume muzikore. Në një intervistë të re me W Magazine, artisti zbuloi planet e tij për të “hequr qafe” alter-egon pas një “albumi të fundit”. “Po bëhem gati të mbyll kapitullin Weeknd”, është shprehur këngëtari. “Unë ende do të bëj muzikë, ndoshta si Abel, ndoshta si The Weeknd. Por unë ende dua të vras ​​The Weeknd. Dhe do…

Read More

Abel Tesfaye ose “The Weeknd”, ka zbuluar një tjetër dashuri të madhe të tij (përveç muzikës) që nuk është tjetër veçse ajo e kafesë. I lindur në Toronto, Kanada, nga prindër emigrantë nga Etiopia, ai mori disa ndikime nga atdheu i prindërve të tij. Dhe nëse ky vend është i famshëm për ndonjë gjë, kjo është tradita e kafesë. Me rastin e Ditës së Nënës, The Weeknd krijoi “Samra Origins”, (Samra, siç është emri i nënës së tij), për të nderuar veten dhe vendin e saj të origjinës. Në veçanti, këngëtari i njohur bashkëpunoi me “Blue Bottle Coffee” dhe krijoi…

Read More

Bebe Rexha tregoi se së fundmi ka mësuar se ka sindromën e vezores policistike, e njohur si PCOS. Gjatë një interviste në në emisionin e SiriusXM të Gayle King, “Gayle King in the House”, këngëtarja 33-vjeçare foli për përvojën e saj me PCOS – çekuilibër hormonal që prek 1 në 10 gra në moshë riprodhuese. “Unë padyshim që kam probleme me peshën dhe pamjen dhe qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë. Shumë gra e kanë dhe nuk nuk e dinë,” tha Bebe duke theksuar se shtimi në peshë…

Read More

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Alketa Vejsiu ka shqetësuar ndjekësat e saj me një postim të bërë pak më parë. Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet në spital, por nuk dihet nëse i ka ndodhur diçka asaj apo familjarëve të saj. ”Jeta është një marrëveshje gëzimi dhe dhimbjeje, mrekullie, të qeshurash, lotësh dhe dashuri. Të gjithë e kalojmë këtë”, shkruan Alketa në postimin e saj.

Read More

Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 2”, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. Ishte Kristi ai i cili u përball “kokë më kokë” me Luizin, por mori vendin e dytë, dhe ashtu siç pritej u shpall fitues këngëtari nga Shkodra. Luizi shkoi në finale bashkë me Efin, Dea Mishel dhe Kristin. Dea Mishel ishte finalistja e parë e eliminuar, e pasuar nga Efi. Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri. Ashtu siç…

Read More