Asgjë nuk tingëllon më bukur se një qëndrim në ujë, në hapësirën e hapur të qiellit e natyrës. Në ditë e sotme vendet në natyrë na nevojiten secilit, për të ikur nga zhurmat e panevojshme të qytetit. Elegancë, rehati, pastërti e komoditet- Gjithçka në një vend.
“HOTEL BREZOVICA” gjendet në zemër të Brezovicës,i vendosur mes bukurive përrallore të maleve të larta, padyshim që është pikë tërheqëse, jo vetëm për turistët vendas dhe të rajonit, por edhe për ata ndërkombëtarë.
Ofron si askush tjetër më parë një komoditet brilant dhe shumë të veçantë për të gjithë turistët të cilët kërkojnë një eksperiencë të paharruar gjatë vizitës dhe pushimit të tyre në këtë qendër të madhe turistike.
Brezovica Hotel & Spa është i vetmi hotel me pesë yje në Brezovicë. Mysafirët mund të zgjedhin nga 72 dhoma të mobiluara në një stil luksoz modern, secila prej tyre ofron një pamje spektakolare të gjithë Brezovicës. Dhomat dhe suitat moderne me dizajn dhe arkitekturë unike kombinojnë një përzierje elegance, funksionaliteti dhe qëndrueshmërie.
Një hapësirë e kuruar si pikturë, elegante, e kompletuar me mobilie moderne e me pastërtinë e pakrahasueshme.
Duke filluar që nga arkitektura mbresëlënëse e objektit e cila kombinohet mrekullueshëm me natyrën përreth, parkingu i mjaftueshëm, si dhe një qendër SPA më e mira në rajon, ‘HOTEL BREZOVICA’, do t’u japë pushimeve tuaja një konotacion të vërtetë magjik.
Kurse, kuzhina e pasur mediterane e ‘HOTEL BREZOVICA’, do të ofrojë për ju shumëllojshmëri ushqimesh cilësore, duke ua kthyer ditët e pushimit tuaj në shije dhe lumturi.
Çdo ushqim shijon ndryshe, por në Hotel Brezovica shija është e pakrahasueshme.
Menu e zgjeruar me ushqime të krijuara me shumë dashuri dhe shije, për të mos u harruar kurrë.
Shërbimi personal është prioriteti në Brezovica Hotel & Spa. Restorante autentike, të gjalla dhe një qendër e mrekullueshme SPA që ofron përvoja të paharrueshme. Pavarësisht nëse jeni duke planifikuar një pushim familjar, një fundjavë mirëqenieje apo një çështje biznesi, Brezovica Hotel & SPA është një strehë qetësie mes peizazhit të lavdishëm malor të Sharrit dhe pellgut kullues të lumit Lepenc.
Vendosni të kaloni kohën tuaj aty ku ndjeheni rehat, përballë vetes keni pamjen e duhur, gjërat e nevojshme, ambientin perfekt thjesht merrni dhe kë të doni me vete.
”Parajsa në tokë”, e tillë është pamja dhe freskia që secili mund të marrë nga kjo hapësirë e krijuar për ju.