• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Nga Elijona tek Meriton Mjekiqi, çfarë fshihet pas videove të Don Xhonit me personazhet e njohur? Një surprizë për fansat
SHOW BIZ

Nga Elijona tek Meriton Mjekiqi, çfarë fshihet pas videove të Don Xhonit me personazhet e njohur? Një surprizë për fansat

June 30, 2026No Comments2 Mins Read

Don Xhoni ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pasi publikoi një seri videosh ku shfaqet duke lëvizur me veturën e tij luksoze në shoqërinë e disa personazheve të njohur të showbizit dhe jetës publike.

Videoja e parë ishte me ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova, Elijonën, gjë që nxiti menjëherë reagime dhe pyetje nga ndjekësit për raportin mes tyre. Megjithatë, shumë shpejt u bë e qartë se nuk bëhej fjalë për një takim të izoluar, pasi reperi publikoi edhe video me emra të tjerë të njohur.

Mes personazheve që u panë në automjetin e tij ishin edhe Gani Geci, Vedat Bajrami, si dhe Meriton Mjekiqi.

Një nga momentet që ngjalli më shumë interes ishte shfaqja e Meriton Mjekiqit krah Don Xhonit. Dyshja u panë sërish bashkë pas pesë vitesh, duke rikthyer në kujtesë periudhën kur reperi u bë viral në vitin 2020 falë një paraqitjeje në emisionin e moderatorit.

Sipas raportimeve të Prive by Liberta Spahiu, Don Xhoni është drejt publikimit të albumit të tij më të ri. Bazuar në këtë informacion, videot e shpërndara së fundmi duket se janë pjesë e fushatës promovuese të projektit, me personazhet e njohur që janë përfshirë në konceptin e tij.

Deri tani nuk janë zbuluar detaje të tjera, por gjithçka lë të kuptohet se videot e shkurtra janë vetëm një paralajmërim dhe se pamjet e plota do të publikohen së shpejti, së bashku me më shumë informacione rreth albumit.

Me këtë mënyrë promovimi, Don Xhoni ka arritur të krijojë debat dhe kureshtje të madhe në rrjet, duke i mbajtur fansat në pritje të projektit të tij të ri muzikor.

Previous ArticleKy është sekreti i Nicole Kidman për një mendje të qetë në moshën 58-vjeçare
Next Article Erik Fullani mbush shtëpinë me lule për Sara Hoxhën në ditëlindjen e saj

Related Posts

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026

Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”

November 26, 2026

“Black Friday” edhe tek biletat e koncertit/ Fifi bën ofertën që zgjat vetëm 12 orë

November 26, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
  • Transformimi i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotografitë bëhen virale
  • Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!
  • Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti
  • Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”
Don't Miss
TREND BUSINESS

Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj

Me 20 vite eksperiencë në fushën e parukerisë, Doriana Marku ka ndërtuar një rrugëtim të…

Transformimi i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotografitë bëhen virale

November 26, 2026

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?