Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Bebe”. Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton Menjëherë pasi ka dalë në shitje, albumi i artistes shqiptaro-amerikane ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës. Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes. E lumtur për suksesin, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Twitter një njoftim…
Kim Kardashian është një nga personazhet televizive më të famshme në mbarë botën, duke filluar me “Keeping Up With The Kardashians”. Ylli televiziv 42-vjeçar ka themeluar disa biznese të suksesshme, duke përfshirë KKW Beauty dhe SKIMS, të cilat e kanë bërë atë një nga gratë më të pasura në botë. Ajo gjithashtu është marrë me aktrim, modelim dhe dizajn mode, duke punuar me disa nga emrat më të mëdhenj në industri. Pavarësisht kësaj, ajo po mendon të largohet nga televizioni dhe të merret ekskluzivisht me drejtësinë. Në maj 2019, ajo zbuloi se po studion për t’u bërë juriste, duke ndjekur…
Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të dielë si për herë të fundit duke marrë komente apo deklarata eksluzive nga banorët. E tillë ka qenë edhe ajo e Luizit i cili në intervistën e tij vendosi t’i dedikonte partneres së tij disa fjalë emocionuse nga zemra. “Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”, u…
Mbrëmja e djeshme në Big Brother ishte një natë ashtu si dhe pritej, plot emocione të forta, të qeshura dhe lot. Ishte radha e Luizit për të treguar historinë e tij të jetës. Mes lotësh këngëtari rrëfeu vështirësitë që ka hasur në jetë dhe momentet kryesore nga fëmijëria e deri më sot. Ai tregoi se në momentet e tij më të vështira të gjithë personat që kishte afër u zhdukën. Më tej ai tha se shpresat ishin shuar për shumë aspekte dhe në dëshpërim ka tentuar t’i japë fund edhe jetës. “Një pjesë shumë e madhe personave kuptova që kanë…
Finalistët e Big Brother VIP2 pas përfundimit të “prime” kanë festuar, teksa këtij produksioni po i vjen fundi. Dean, Luizi, Kirsti dhe Efi kanë shijuar muzikën, pirë disa gota dhe kërcyer. Po duket se Efi e teproi disi me alkoolin duke u bërë kështu shkak për pajtimin me Luizin dhe për t’i bërë atij disa deklarata. Efi iu afrua Luizit dhe i tha se e ka xhan pavarësisht zënkave, teksa ashtu e dehur i ka dhënë këngëtarit dhe disa informacione nga jashtë. Ajo tha se kishte folur me Jurgenën, që menaxhonte Instagramin e Luizit si dhe me nënën e tij.…
Aktori Gentian Zenelaj është shprehur i revoltuar për premtimet e fushatës elektorale, të cilat i quan boshe. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Zenelaj tha se fushata është degraduar me vetëm dy fjali, premtime për rritje pagash dhe tallava, por sipas tij, askush nuk i di hallet e vërteta të qytetarëve. “Nuk ekziston më fushatë elektorale fare. Nëse më përpara mund të premtohej një tramvajë jepej me projekt e shifra, sot ka vetëm dy fjali rritje rroge dhe fut tallavanë. Është pak fyese ta trajtosh popullin si popull tallavajë. Populli nëse do ishte njeri, jeton 365…
Pak muaj më parë në portale u përhap një lajm sipas të cilit, këngëtarja Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj janë ndarë. Shtysë për këtë konkluzion ishte dhe mungesa e fotove me partnerin në rrjetet sociale të këngëtares. Kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe Anjeza ka treguar për herë të parë sesi e përjetoi këtë lajm duke e quajtur mendje djallëzore atë që e shpërndau. “Ishte një lajm budalla në gjithë kuptimin e vetë, sesi u krijua dhe pastaj si u shpërnda. Burimi ishte djallëzues. Nuk më pëlqeu në formën sesi nisi. Një njeri që shkon dhe të gërmon…
Seksbomba Pamela Anderson, e cila edhe pse 55 vjeçe, vijon të mahnisë fansat me format e saj perfekte. Ylli i “Baywatch” ka vërtetuar se mosha është thjesht një numër, teksa ka pozuar me rroba banjo të kuqe në një plazh, në perëndim të diellit në Malibu. Pamela Anderson ka veshur sërish kostumin e kuq të Baywatch pas 30 vites Aktorja zgjodhi këtë mënyrë për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës, duke e bërë publikun nostalgjik për vitet ’90. Në foto aktorja shihet më në formë se kurrë, sikur të ishte një vajzë e…
Pas tetë vitesh koha e James Corden si drejtues i “The Late Late Show” ka përfunduar. Prezantuesi dhe aktori anglez njoftoi largimin e tij nga shfaqja. Ai më vonë ka rrëfyer se ishte dëshira e tij për të kaluar më shumë kohë me familjen që shtyu këtë lëvizje. “Do të ishte një udhëtim, një aventurë. Unë kurrë nuk e pashë atë si destinacionin tim përfundimtar”, u shpreh komediani. Të enjten mbrëma, komiku 44-vjeçar u emocionua teksa përgatitej të lironte pozicionin që i dha aq popullaritet dhe emocion. “Ne e filluam këtë shfaqje me Obamën, pastaj Trump, pastaj një pandemi globale.…
Ish-konkurentja e Big Brother njëkohësisht edhe partnerja e tij, Kiara Tito ka vendosur të ndërmarrë hapjen e një profili të ri që i përket këngëtarit Luiz Ejllit. Sipas moderatores ka qenë kërkesa e tij, që pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother, të hapë një profil të ri në rrjetin Instagram, që të menaxhohet nga ajo vetë. Brenda një ore më shum se 108 mijë shqiptarë i janë bashkuar faqes së re të këngëtarit. “Zemrat e mia kjo eshte e vetmja faqe zyrtare e Luizit, qe do te menaxhohet nga une derisa sa ai te dale nga shtepia,…