Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Pasi mori propozimin tashmë të famshëm për martesë nga Luizi në shtëpinë e “BBVIP”, Kiara Tito u eleminua nga spektakli duke mos e prekur dot finalen por kjo nuk e ka penguar të tregojë deri në fund mbështetjen për Luizin. Kështu, postimet e moderatores në Instagram, janë kryesisht në lidhje me dhuratat që i vijnë nga ndjekëset besnike, me historinë e saj të dashurisë, ndërsa së fundmi edhe me një mesazh për këngëtarin, që po përpiqet t’i japë kurajo në lojën e tij deri në fund. Në postim e fundit Kiara shkruan si një mënyrë për të motivuar partnerin e…
I gjithë fokusi këto ditë është tek banorët e Big Brother Vip dhe gjithë deklaratave, sjelljes dhe strategjive të tyre. Banorët tashmë kanë filluar edhe të diskutojnë për ëndrrat e tyre dhe se si do ta shpenzojnë çmimin e madh nëse do arrijnë ta fitojnë. Ka qenë Luizi ai që ka treguar një ëndërr që ka pasur prej kohësh dhe që mendon ta realizojë së shpejti. “E kam ëndërr me hap një kopësht. Të marr 4-5 edukatore dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf dmth. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha… e…
Artisti Robert Aliaj ka komentuar sërish rrugëtimin e djalit të tij, Kristit, në Big Brother Vip. Roberti u shpreh i bindur se Kristi do të jetë finalisti i katërt, madje sipas tij i biri duhet ta kish fituar tashmë këtë status. Ai u shpreh se nuk bazohet te komentet e njerëzve në rrjetet sociale, sipas tij ata nuk votojnë pasi janë “pabuksa”. “Kristi duhet ta kishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa”, tha Roberti për “Shqipëria Live” duke nxitur…
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka korrur një tjetër sukses. Vetëm disa ditë më parë ajo publikoi këngën e saj më të re “Praising You”. Kjo këngë ka korrur një sukses të menjëhershëm pasi është pozicionuar lart në top-listat ndërkombëtare të muzikës. Ajo aktualisht është kënga e tretë më e transmetuar në radiot amerikane të zhanrit pop. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rita, përmes disa fotografive të publikuara së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram”.
Elita e Hollywood-it po përgatitet për shfaqjen më të bujshme e cila këtë vit nderon ikonën Karl Lagerfeld. Elle Fanning tha për ‘Variety’ në muajin prill për frymëzimin e pamjes së saj për Met Gala 2023 se: Kam pasur një ide shumë shpejt, më duhet të them. Unë skicoj gjithçka, kështu që bëra një skicë të vogël, një homazh për Karl Lagerfeld, sigurisht. Unë jam duke u futur me të vërtetë thellë në temën e eventit. Unë kam një histori të mirë pas pamjes që është e veçantë për mua. Jam e emocionuar. Lista me të ftuarit që këtë vit…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar një këngë të re me reperin e njohur Snoop Dogg. Kënga pati shumë sukses dhe dyshja nuk kanë ngurruar ta festojnë. Këngëtarja dhe reperi kanë publikuar një video, ku shihen duke tymosur por këtë nuk e ka pritur aspak mirë babai i Bebes. “Babai im më thirri dhe më tha: “Çfarë po bën? Pse po tymos, të pash në një video në internet? A je e çmendur?”, tregoi ajo. “Unë thashë: “Babi, është Snoop Dogg. Nëse tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg.”
Gjatë spektaklit të djeshëm pati një përplasje të ashpër mes Luizit dhe Efit, pasi banorët panë një video të Luizit i cili shprehej që nuk do e donte një motër ose vajzë si Efi. E ndërsa mbrëmjen e djeshme Efi ka diskutuar me Dean për sjelljen e Luizit kundrejt saj. Ajo u shpreh se ndihet shumë mirënjohëse pasi nga ai emision tani ka arritur të jetë pjesë e një formati tjetër si Big Brother. Efi tha se shpesh ka dashur të shohë gjithmonë të mirat te Luizi, por dita ditës e sheh ndryshe. Sipas saj ai është i prapambetur dhe…
Legjenda e Chicago Bulls, Michael Jordan ka një tatuazh që fansat nuk mund ta kenë parë, pasi nuk e ka shfaqur në publik. Sam Smith, njeriu që shkroi librin “The Jordan Rules”, zbuloi se Jordan ka një tatuazh të fshehtë me bojë në gjoksin e tij të majtë. “Shumë pak e dinë se ai ka një tatuazh, një patkua omega mbi gjoksin e tij të majtë për të cilin ai ka qenë gjithmonë pak i ndjeshëm.” Shkrimtari Ashish Mathur ka pohuar se ky tatuazh e cila i dedikohet vëllazërisë Omega Psi Phi të cilës Jordan iu bashkua kur ishte në Universitetin…
Suri Cruise është vajza e aktorëve të Hollywood-it Tom Cruise dhe Katie Holmes dhe tani ajo është bërë një personazh i famshëm më vete. Suri e lindur në 2006 është shquar për pasionin e saj në modë. Ajo ka qenë gjithashtu objekt i sulmit të mediave, veçanërisht gjatë divorcit të prindërve të saj në vitin 2012. Ndërkohë është raportuar se lidhja e saj me aktorin e njohur është praktikisht inekzistente. Një burim i brendshëm për Daily Mail u shpreh se së fundmi se: Suri nuk e njeh më babanë e saj dhe nuk ka kaluar kohë me të për një dekadë. Ajo…
Dea Mishel është finalistja e tretë e këtij edicioni të “Big Borther VIP”. Pasi siguroi votat e publikut në një televotim Dea u shpall finaliste, duke u bërë kështu pretendente për të fituar çmimin e madh. Ajo do garojë bashkë me Luiz Ejllin dhe Efi Dhedhes për të ngritur kështu kupën e fitores së këtij edicioni, ndërsa finalisti i katërt do të shpallet të shtunën. Dea u emocionua nga lajmi i mirë dhe falenderoi publikun që e zgjodhi për ta dërguar në finale.