Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Toni Garrn ka njoftuar se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Alex Pettyfer. Modelja gjermane, 30 vjeçare, u shfaq në rrjetet sociale të shtunën për të ndarë lajmin, duke pranuar se ishte një vendim ‘shumë i vështirë’ për të dy. Që kur u martuan në vitin 2020 dhe u takuan dy vjet më parë, çifti janë bërë gjithashtu prindër të vajzës, Luca Malaika, e cila do të mbushë dy vjeç. Duke zbuluar lajmin, Toni ndau me 4.6 milionë ndjekësit në Instagram: “Alex dhe unë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar”.
Ermal Mamaqi i ftuar në në një intervistë televizive ka rrëfyer detaje interesante të jetës së tij që ka fëmijëria e deri më sot. Ai është ndalur dhe tek marrëdhënia me Amin. Sipas tij i afroheshin personazhe me makina të bukura, por Ami zgjodhi të rrinte me Ermalin. Ai ka treguar se ka punuar fort që t’i sigurojë asaj një jetë të mirë dhe se i ka hyrë biznesit për të larë borxhet e familjes së tij. “Ami zgjodhi të rrinte me mua, akoma nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë gjë, por besoj që ka qenë një dashuri…
Ylli i filmave, Leonardo DiCaprio vazhdon të përflitet për marrëdhëniet e tij intime me vajza të njohura të showbiz. Këtë herë është modelja e famshme, Gigi Hadid me të cilën ylli flitet se ka patur një raport dashurie. Hadid postoi një foto të një gruaje 87-vjeçare duke mbajtur një dërrasë në duar ku pyeste: “Këshilla për takime?” për të cilën gruaja u përgjigj: “Mos i bëj”. Ky postim thuhet se ka lidhje të drejtpërdrejtë me DiCaprion për shkak të faktit që ai është parë në shoqërinë e Irina Shayk në festivalin Coachella. Në fakt raportohet se mes DiCaprio dhe Gigi…
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e BBV me një unazë martese në gisht, Kiara Tito ka sqaruar njëherë e mirë disa nga pikëpyetjet që kishte publiku. Ajo që ka qarkulluar më shumë në media dhe rrjete sociale është dyshimi se mes çiftit ka patur marrëdhënie intime teksa ato qëndronin gjatë natës në krevatin e tyre. Kiara e ka mohuar këtë gjë duke treguar që poshtë jorganit nuk ka ndodhur asgjë, veçse ndonjë masazh. “ Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e…
Në një televotim të hapur gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Efi është shpallur finalistja e dytë e Big Brother VIP. Në avantazhin që i’u dha si lider, Qetsori bëri një zgjedhje. Ai iu bashkua televotimit së bashku me Kiarën, Efin dhe Bledin, për të garuar së bashku për vendin e finalistit të dytë. Publiku vendosi kështu që pas Luizit, Efi të jetë finalistja e dytë e Big Brother VIP 2, e cila i bashkohet garës për çmimin e madh. Tanimë spektaklit po i vjen fundi dhe rrethi sa vjen edhe ngushtohet.
Luizi ka suprizuar Kiarën në mënyrën më të veçantë të mundshme. Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre që prej dy ditëve, gjatë natës së sotme ai e surprizoi duke i propozuar martesë. I ulur në gjunë dhe me unazë në dorë ai i kërkoi Kiarës falje për lojën e tij dhe i propozoi të bëhej gruaja e tij e ardhshme. Kjo ishte e papritur për Kiarën e cila shumë e emocionuar shpërtheu në lot. Pas përgjigjes “Po” nga ana e saj, e gjithë shtëpia kthehet në festë për fejesën e zyrtarizuar të çiftit.
Mbrëmja e sotme ka gozhduar para ekranit të gjithë shqiptarët. Prej ditësh publiku ka mundur të zgjedhë mes Luizit dhe Deamishel se cilin prej tyre do të dërgojnë në finale si finalist i parë. Spektakli i sotëm përcaktoi kështu Luizi si triumfuesi i parë i këtij rrugëtimi. Ai përcakton kështu vendin e tij deri në fund të këtij rrugëtimi, me shpresën për të rrëmbyer në fund edhe çmimin e madh. Pas lajmit ai mes lotësh tha: Do të doja të ishte babai gjallë dhe t’i thoja që ia dola.
Nora Malaj prej kohësh ka deklaruar se po lufton me sëmundjen e kancerit. Si rrallëherë ajo ka rrëfyer detaje emocionuese nga jeta e saj personale në një intervistë. “Jam mësuar të jetoj me dhimbjen. Por jeta është e bukur. Jeta është e bukur edhe kur të kanë rënë flokët por parukieret të thonë se dukesh bukur”, tha ajo mes lotësh. Gjithashtu e përlotur ajo theksoi vlerat e familjes dhe bukurinë në gjërat thelbësore të jetës.
Trendi në i fundit i kinematografisë duket se janë produksionet seriale. Radhën për këtë format ka “Twilight”, me historinë e një trekëndëshi dashurie mes një vampiri, një ujku dhe një njeriu. Në këtë serial që po krijihet do të jetë vula edhe e Stephenie Meyer, autorja e librave në të cilën është bazuar filmi. Mësohet se seriali është në fazat e para dhe ka shumë pak detaje të konfirmuara. Ende nuk dihet se cilët aktorë do të jenë pjesë e kastit.
Në një intervistë të tij televizive Ben Affleck shprehu për partneren e tij veç lëvdata lëvdata duke e quajtur atë “gruaja më e mrekullueshme në botë”. Kur Barrymore pyeti se si Lopez mban një formë kaq të shkëlqyer, Affleck rrëfeu se shkak për këtë është vetëm gjenetika e mirë. “Më lejoni t’ju them diçka që do t’ju shqetësojë. Jennifer ha çfarë të dojë. Ajo ha pica, biskota, akullore… gjithçka.” Nga ana tjetër ai sqaroi se Lopez ka një “etikë pune” dhe “disiplinë” të madhe.