Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Futbollisti i njohur Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi kanë njoftuar se janë në pritje të një fëmije. Dyshja e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi të përbashkët në faqet e tyre në Instagram. Neymar është tashmë baba i djalit Davi Lucca, 12 vjeç, nga lidhja e tij me Carolina Dantas. Çifti ndau një disa fotografi të ëmbla që tregonin barkun tashmë të rrumbullakosur të Brunës. “Ne ëndërrojmë jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde. Do t’i bashkohesh një familjeje të bukur, me një vëlla, gjyshër, xhaxhallarë dhe halla që tashmë të duan shumë. Ne po të presim”,…
Aksidentet janë një dukuri e zakonshme në sheshxhirimin e Hollivudit. Sigurisht, vetë natyra e disa filmave ose shfaqjeve televizive i bën aksidentet dhe incidentet shumë më të mundshme se të tjerët. Ky ishte pikërisht fati që përjetoi Anne Hathaway gjatë fotografimit kryesor për filmin Interstellar nga regjisori Christopher Nolan. Filmi tregon udhëtimin e një grupi astronautësh që eksplorojnë nëpër një vrimë të zezë në kërkim të një shtëpie të re për njerëzimin. Anne Hathaway luajti rolin e Dr. Amelia Brand dhe tregoi se e ka pasur të vështirë xhirimin e skenave të filmuara në Islandë teksa rrëfen se iu rrezikua…
Në shtëpinë e Big Brother në një prej mbrëmjeve u zhvillua edhe një Pyjama Party, festë gjatë së cilës banorët janë argëtuar dhe kanë luajtur sëbashku deri në orët e vona të natës. Gjatë mbrëmjes atyre u është dashur t’i përgjigjen edhe disa pyetjeve “me spec”. Lojës së rrotullimit me shishe nuk i kanë munguar aspak edhe pyetjet rreth erotizmit. Kristi i ka kërkuar Jorit që të tregojë pozicionin e preferuar në shtrat, ku ajo me siklet u përgjigj duke thënë: Sipër tavolinës, me kurrizin mbi tavolinë dhe këmbët mbi shpatullat e partnerit. E njëjta pyetje iu bë edhe Luizit,…
Zhaklina Lekatari në një intervistë televizive ka folur si rrallëherë edhe për jetën e saj private teksa është ndalur edhe në një rrëfim shumë emocional . Ajo është shprehur se është ndjerë e dhunuar jo vetëm për komentet dhe kërcënimet lidhur me profesionain e saj por edhe gjatë lidhjes romantike 1-vjeçare me ish-partnerin. “Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar. Kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u…
Keisi ishte një nga të eliminuarat e fundit të “Big Brother Vip”. Konkurrentja la lojën pas qëndrimit më shumë se 60 ditorë në shtëpi. Por ndonëse ajo u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, duket se dalja ka ngritur shumë pikëpyetje. I pari që reagoi ishte babai i saj, Sabiani, që nuk i kurseu edhe një akuzë për produksionin. Këngëtari ka reaguar përmes rrjetit të tij Instagram ku shprehet i bindur se Keisin nuk e eleminoi publiku. “E nxorët engjëllin tim pasi iu bë jeta telenovelë. S’besoj që e ka nxjerr publiku, megjithatë i lumtur që u kthye në…
Rita Ora, këngëtarja me origjinë nga Kosova, do të jetë zyrtarisht e ftuara speciale e “Eurovision 2023”. Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare në rrjetet sociale e këtij evenimenti. Këngëtarja pritet të performojë në natën e parë të festivalit me famë ndërkombëtare Ky edicion i festivalit pritet të mbahet me 9 maj në qytetin e Liverpoolit. Mësohet se Ora do të bëjë premierën e këngës së saj të re “Prasing You”.
Tuna është bërë prej muajsh pjesë e mediave rozë për shkak të zërave të ribashkimet me ish-bashkëshortin e saj Cozman. Ishte i papritur bashkëpunimi i Cozman dhe Tunës, dy ish-të dashur, që dikur kishin bërë bujë e hite bashkë. “I huj” u titullua projekti që duket se ka bashkuar çiftin dhe jo vetëm në jetën profesionale, por edhe atë private. Edhe pse nuk është prenoncuar asnjëherë, këngëtarja ka përzgjedhur disa video të fansave për t’i bërë repost në InstaStory-n e saj, ndërsa në njërën prej tyre shkruhet: “Tuna na mësoi të mos humbasim kohë kot, se në fund do kthehesh…
Dojna Mema pas një pauze të gjatë në ekran u ka dhënë mundësi ndjekësve ta pyesin në Instagram rreth kurioziteteve të ndryshme rreth saj, ku sigurisht, nuk ka munguar pyetja: “Kur do të rikthehesh në ekran”. Dojna Mema ishte për herë të fundit prezantuese e “Big Brother Fan Club 1”, ndërsa më vonë u shkëput nga ekrani pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, Nolan Sol. Pas pyetjes së ndjekësve ajo premtoi se së shpejti do ta shohim në ekran me një program të ri, megjithatë nuk nguron të shprehet kritike për programet aktuale duke cituar se…
Filmi i rikthimit i Johnny Depp, një dramë e periudhës franceze në të cilën ai luan mbretin Louis XV, do të jetë filmi hapës i Festivalit të Filmit në Kanë. Jeanne du Barry drejtohet nga regjisori francez Maïwenn, i cili gjithashtu luan në rolin e titullit si kurtizanja e famshme e shekullit të 18-të, e cila punon për të fituar dashurinë e mbretit. Depp do të flasë frëngjisht në film, duke shënuar herën e parë që aktori do ta bëjë këtë gjatë një produksioni. Produksioni është roli i parë madhor për Depp në tre vjet (për herë të fundit e…
Kanye West dhe akademia “Donda” janë paditur nga drejtorët e saj për diskriminim racor, mirëpo mësuesit Cecilia Hailey dhe Chekarey Byers dhanë edhe arsye të tjera të çuditshme. Dokumentet pretendojnë se studentët ushqeheshin vetëm një vakt në ditë, i cili ishte sushi, dhe u ndalohej të sillnin nga jashtë ushqim ose ndonjë gjë tjetër përveç ujit për të pirë. Ata që nuk hanin sushi, praktikisht mbeteshin pa ngrënë gjatë gjithë ditës. Dy mësuesit tregojnë se ishin diskriminuar në bazë të racës, u ishin mbajtur pagat në mënyrë të paligjshme dhe u pushuan në mars 2023 si hakmarrje për…